mimi i Katalunjes. Stoner me i shpejti ne prova

Piloti i Repsol Honda, Casey Stoner, është treguar më i shpejti në sesionin e dytë të provave për Çmimin e Madh të Katalunjës në Barcelona. Australiani ka mposhtur kështu rivalitetin e italianit Marco Simoncelli me San Carlo Honda Gresini, por edhe duke thyer kohën e kolegut të Repsol Honda, Andrea Dovizioso, që vetëm në minutën e fundit ka arritur t’i marrë kohën e tretë, spanjollit Jorge Lorenzo me Yamaha.
Në fakt, Stoner ka vendosur kohën më të shpejtë në kushte shiu, kur shumë prej pilotëve kronometronin kohët e tyre, gati 8 sekonda më ngadalë se në sesionin e parë të provave. Shiu i vazhdueshëm i ka penguar pilotët, që janë tërhequr në garazh, ndërsa kanë tentuar gjithcka në 15 minutat e fundit të kohës.
Amerikani Colin Eduards me Monster Yamaha Tech 3 është pozicionuar i 6, por më pas është rrëzuar duke pësuar një frakturë në brinjë. Në seksionin e Moto2, piloti i Ioda Racing Project's, italiani Simone Corsi ka rezultuar më i shpejti, i ndjekur nga Thomas Luthi dhe Alex De Angelis.
Eno Skarço