E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skema, ja si i vjedh CEZ shqiptarët

Share

Një ekspert i fushës ka bërë llogaritjet nënstacionit elektrik të Selitës, të energjisë që i ka faturuar OST (Sistemi i Shpërndarjes) CEZ-it dhe të faturës që CEZ i ka shitur konsumatorëve. Në një muaj, vetëm në një nënstacion CEZ vjedh mbi 8 milionë KWH energji eletrike në kurriz të shqiptarëve

Gazeta TemA”, me ndihmën e burimeve të CEZ-shpërndarje dhe të OST-së ka mundur që të llogarisë diferencën e energjisë që kompania shtetërore e shpërndarjes së energjisë i ka dhënë CEZ-it me atë që CEZ i ka faturuar qytetarëve. Shifrat janë alarmante dhe të bëjnë të vësh duart në kokë kur e kupton se si çdo ditë ne shqiptarët vidhemi nga një kompani private të cilës shteti shqiptar i ka besuar menaxhimin e shitjes së energjisë elektrike tek shqiptarët.  Ekspertët në fjalë pranë këtyre kompanive i vënë në dispozicion Temës të dhënat për një nënstancion elektrik, pikërisht atë të Selitës, zona ku dhe faturat energjisë paguhen rregullisht.

Llogaritja është bërë vetëm për muajin janar 2011. Nga llogaritjet e shumatores se faturave te konsumatorit tarifor si dhe shitjet qe OST i ka bërë CEZ-it për nënstacionin e Selitës del një diferencë e frikshme ajo eshte si më poshtë:OST i ka faturuar CEZ-it për muajin Janar 39,666,319.47 KËH energji elektrike ndërsa CEZ Sh.a i ka faturuar konsumatorit fundor po këtë muaj 47,839,311KËH energji elektrike. Diferenca e shitjes me blerjen është 8,167,982 ose 20.5% më shumë se sa ka blerë nga OST. Sipas ekspertëve humbjet teknike në rrjet janë mbi 32% dhe si rezultat faturimi duhet të ishte 32% më pak se sa energji ka blerë nga OST. Pra, CEZ i ka shitur konsumatorit tarifur  52.5% energji me shumë se sa ka blerë nga OST. Nëqoftëse do ti referohemi shifrave konkrete na rezulton se CEZ Sh.a vetëm për një muaj vjedh nga konsumatori fundor rreth 20,000,000 KWH energji elektrike ose të shprehur në vlerë leku, duke gjykuar se 1 KËH mesatarisht është më 9.3 lek,  20,000,000 KWH x9.3lek =186,000,000 lek të reja.

Si për ironi të fatit nuk mjaftojnë vjedhjet e çdo muaji në kurriz të shqiptarëve, populli që paguan me tarifat më të larta në rajon, por CEZ ka kërkuar me këmbëngulje rritjen e çmimit e energjisë çdo vit. Sipas burimeve nga CEZ vjedhja e konsumatoreve nuk ka vetëm këtë skemë, pasi metodave të vjedhjes i bashkangjiten edhe vjedhjet që kryen nëpërmjet gjobave te paligjeshme dhe kontratat provizore, po te paligjeshme ndaj popullit, bizneseve e institucioneve shtetërore, kamatvonesat 0.5 % në ditë, selektimit të faturave që u benë nga database për të faturuar me çmimin e 300 KWH etj. Ndërkohë CEZ Sh.a në takimin që ERE organizoi në Hotel DIPLOMAT për të diskutuar me grupet e interesuara rritjen e tarifes se energjise elektrike deklaroi me solemnitet se : “nëqoftëse ERE do te na njohë dëmin ekonomik dhe borxhin e keq ne nuk kërkojme rritje të energjise elektrike”.

Gjoba pa taraf!!!

CEZ Sh.a vazhdon të vendosë gjoba ku do dhe ku mundet ndaj popullit, bizneseve e institucioneve shtetërore  nëpërmjet kompanise se saj NTL. Kjo kompania edhe pse është përballur disa herë me kritikat e ERE-s për këto gjoba të paligjshme, vazhdon të vendosë sërish gjoba në mënyre te shfrenuar.  Gazeta Tema boton sot disa faksimile të gjobave dhe urdhërave të reja që CEZ drejtues te CEZ Sh.a kanë nxjerrë për te vazhduar kete krim ekonomik.

Andis Harasani 50 pyetje per CEZ-in: Trego investimet dhe borxhet

Deputeti i PS-së Andis Harasani, para shumë vitesh ish/drejtor i KESH dhe eskpert i fushës së energjisë prej kohës ka kritikuar kompaninë CEZ për vjedhje të shqiptarëve me anë të faturave dhe jo vetëm aq. Ndërkohë Harasani i drejton drejtuesve të CEZ 50 pyetje publike ku i bën pyetje mbi dyshimet që ngrihen mbi mënyrën se si operon kjo kompani private në tregun shqiptar, ku ajo ka monopolin e shitjes së energjisë elektrike.

1.     Efektiviteti i privatizimit te kompanise shteterore OSSH?

2.     Si kane ndryshuar KPI (key performance indicators) te kompanise pas privatizimit dhe sipermarrjes nga ana e Cez?

3.     A eshte CEZ Shperndarje drejt falimentimit ? A eshte administruar ne menyre efektive kjo kompani kur rezultati financiar i kesaj kompanie eshte negative gjate ketyre 3 viteve? Kujtoj se kur kjo kompani ishte shteterore rezultonte me fitim dhe shperndante dividend?

4.     Cfare strategjie dhe rezultatesh ka realizuar kompania CEZ per te rritur nivelin e arketimeve?

5.     Cfare masash konkrete ka marre kompania CEZ per te ulur nivelin total te humbjeve ne rrjet (humbje teknike dhe komerciale)?

6.     Cfare investimesh ka kryher kompania CEZ per zvogelimin e humbjeve dhe permiresimin e sigurise dhe cilesise se furnizimit me energji elektrike te konsumatoreve?

7.     Cili ka qene niveli i investimeve te planifikuara dhe realizimi i tyre per vitet 200-2011?

8.     Cfare plani investimesh te reja po realizon CEZ Shperndarje gjate 2011 dhe efektiviteti i tyre?

9.     Cfare strategjie zhvillimi ka perpiluar CEZ per 2012-2014? A i disponon kjo kompani burimet e financimit dhe ato tekniko-administrative per te realizuar projektet e parashikuara ?

2012    6.5 miliard leke investime!!!

10.  Sa eshte vlera e borxhit qe Cez i detyrohet KESH dhe OST (payable)?

Niveli total I payable:

2008    7.2 miliard leke

2009    7.5 miliard leke

2010    9.8 miliard leke

2011    14.2 miliard leke (until shtator) : KESH- 7 miliard ; OST 2.7 miliard

11.  Si shpjegohet qe eshte dyfishuar niveli i borxheve ndaj kompanive tetjera? Keqperdorim i Cash-Floë apo keq menaxhim i kostove?

12.  Cilat jane zerat kryesore te shpenzimeve te kompanise dhe struktura e tyre duke filluar qe pas privatizimit?

Janar-shtator 2011     Rent: 234 milion leke (building & Cars)

Fuel: 151 milion leke

Security: 157 million leke

Advertising: 54 milion leke

13.  Sa jane kostot e mirembajtjes se rrjetit elektrik dhe a evidentohet dhe monitorohet ky shpenzim?

14.  Sa eshte vlera e mallrave stock ne magazinat e Cez dhe levizja e top 10 mallrave qe prej periudhes se privatizimit te kompanise?

15.  Sa eshte vlera totale e debitore te Cez sot?

31.12.2009         16 miliar leke

31.12.2010         26 miliard leke

31.12.2011         34 miliard leke

31.10.201150 miliard leke !!!

16.  Vlera totale e debitoreve te KESH-OSSH prej 1995-2006 ka qene 46 miliard leke! Si ka mundesi qe borxhi i konsumatoreve per 11 vjet dikur eshte i barabarte me borxhin e vetem 2 viteve te te njejtes kompani por prej 2009 nen administrim te CEZ?

17.   Vlera e madhe e borxhit te krijuar (receivable) eshte pasoje e eficenses se ulet ne arketim apo e faturimit fiktiv te larte dhe abuziv te bere nga CEZ, duke bazuar me nivelin e humbjeve?

18.  Cfare perfaqeson CEZ Albania dhe sa eshte margin i fitimit qe kjo kompani i ngarkon CEZ Shperndarje?

19.  Sa eshte vlera e faturimit qe CEZ Albania i ka bere CEZ Shperndarje per vititn 2011? A eshte e vertete qe kjo vlere deri ne shtato

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›