Skema, votim me karta e pasaporta
TIRANE - Votim me pasaporta, ne rast se brenda muajit qershor shqiptaret nuk do te arrijne te pajisen me karta identiteti. Ky variant eshte permendur se fundmi mes partive te medha politike si zgjidhja e vetme, qe vendi te zhvilloje zgjedhjet parlamentare brenda muajit qershor te vitit te ardhshem. Duke qene se koha qe na ndan nga zgjedhjet eshte me e shkurter se nje vit kalendarik, partite e medha politike qe kane ne dore hartimin e Kodit te ri Zgjedhor, kane nisur te shqyrtojne mundesite se si mund te votohet brenda qershorit edhe ne kushtet kur shtetasit shqiptare mund te mos jene pajisur te gjithe me kartat e identitetit. Burime prane dy partive te medha politike, pohuan per gazeten se nje variant, eshte qe shqiptaret te mund te votojne me pasaporta dhe karta identiteti. Kjo sipas nje formule te caktuar qe eshte diskutuar si varianti me i pershtatshem ne keto kushte. Formula do te ishte e thjeshte dhe e realizueshme. Te paret qe duhet te pajisen me karta identiteti, te jene te gjithe shtetasit shqiptare qe nuk disponojne nje pasaporte. E vetem pasi te perfundonte ky proces, te nise dhe pajisja me karta identiteti te atyre personave qe kane pasaporte. Ne kete menyre, do te arrihej qe ne zgjedhje te votohej me karta dhe me pasaporta, duke lene jashte loje ne keto zgjedhje perdorimin e certifikatave, aq te kritikuara si dokument ne proceset e shkuara zgjedhore. Nje zgjidhje e tille pritet te kerkohet ndaj firmes qe ka marre persiper prodhimin e kartave ne kushtet qe pretendohet qe zgjedhjet parlamentare te zhvillohen ne qershor te vitit te ardhshem dhe jo ne vjeshte. Ministri i brendshem, Bujar Nishani ka premtuar se ne fillim te muajit janar parashikohet nisja e shperndarjes se kartave te identitetit si dhe pasaportave te reja, por nuk dihet se nese ne qershor do te perfundoje shperndarja e kartave per te gjithe zgjedhesit apo jo. Kostoja e pasaportave biometrike do te jete e njejte me ate qe kane edhe pasaportat aktuale, me cmim, pra 5000 leke, ndersa per kartat e identitetit 1100 leke. Rozeta Rapushi
Premtimi
"Ne zgjedhjet parlamentare te vitit 2009 do te kemi lista te sakta te zgjedhesve si dhe karta identiteti per te gjithe shqiptaret", keshtu premtoi Ministri i Brendshem, Bujar Nishani dy muaj me pare gjate nje raportimi ne Komisionin e Integrimit.
5000 Leke Do te kushtoje nje pasaporte e re per te gjithe shqiptaret. Pasaportat biometrike qe pritet te jene gati ne janar te vitit te ardhshem, do te kushtojne sa pasaportat aktuale per te gjithe shqiptaret.
1100 Leke Do te kushtoje pajisja me nje karte identiteti. Karta e cila do te jete e detyrueshme per tu mbajtur nga te gjithe shtetasit si dokument i rendesishem identifikimi do te perdoret per zgjedhjet parlamentare 2009.