E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Meta, sherbeu per Berishen

TIRNE - Partia Socialiste do te vazhdoje te jete e hapur per dialog e negociata me partite e tjera te opozites, perfshire dhe LSI-ne, por nuk toleron per koalicionet e perbera mes forcave politike, si nje formule qe i jep fund pazareve paraelektorale. Ne te njejten kohe, PS nuk ka munguar qe edhe dje te akuzoje kreun e LSI, Meta se me perpjekjet per percarjen e se majtes, po jep pikerisht mesazhin qe kerkonte Berisha. Nderkohe qe per PS, bisedimet me aleatet e tjere te majte jane ne rruge te mbare.

Debati

Duke replikuar ne distance me kreun e LSI-se, Ilir Meta, sekretari per ceshtjet ligjore ne PS, u shpreh dje se koalicionet e perbera ne zgjedhje mundesojne qe cdo parti te marre vetem ate qe i jep votuesi. Ndaj PS do te kembengule ne kete formule. "Kjo forme koalicioni mundeson nje konkurrence te ndershme midis paleve, por edhe nje konkurrim e vleresim te ndershem mes aleateve, per sa pretendon se peshon secili", theksoi Xhafaj, duke hedhur poshte keshtu pretendimin e Metes dy dite me pare se keto jane koalicione bishtash, e LSI nuk do te beje pjese ne te tilla pazare. Socialistet shprehen te cuditur nga reagimi i Metes, pasi negociatat mes PS dhe LSI po zhvilloheshin me Pellumb Xhufin, e komunikimi ishte normal. "Ne kundershtim me cdo lloj norme etike dialogu politik, pergjigja erdhi nepermjet medies nga Meta dhe jo nga personat e mandatuar prej tij per konsultime politike dhe aspak ne formen e vendosur per dialog politik ndermjet paleve", shprehen socialistet. Sipas tyre, refuzimi i Metes per bashkepunim nuk eshte gje tjeter vecse pretekst per te justifikuar nje vendim politik te marre prej tij, duke mos dhene argumente ligjore. "Kete mesazh qe dha Meta, qe LSI te mos jete pjese e koalicionit me PS, ishte mesazh qe priste te degjonte kryeministri Berisha. Jo ai qe kerkon opozita dhe shumica e shqiptareve qe presin ndryshimin e qeverisjes se kesaj maxhorance te deshtuar", theksoi sekretari socialist. Megjithate, u ritheksua dhe njehere se PS mbetet e hapur per dialog e mirekuptim, kur behet fjale per reformen zgjedhore. Ndersa me forcat e tjera politike ne opozite, selise roze negociatat po i ecin mbare. Sipas perfaqesuesve socialiste, me partite e tjera politike si PDS dhe PSD diskutimi po ecen, por rezultatet do te shihen ne ditet ne vijim.

Zgjedhjet

Nga ana tjeter, bashkekryetari socialist i Komisionit te Posacem te Reformes Zgjedhore theksoi se asnje nuk ka te drejte te jape data per zhvillimin e zgjedhjeve te ardhshme parlamentare, pasi kjo eshte kompetence e Presidentit te Republikes dhe se periudha per zgjedhjet eshte nga 15 marsi - 30 qershor. PS zbuloi dje dhe disa nga ceshtjet kryesore qe do te diskutohen ne shtator ne komisionin e posacem te reformes zgjedhore. Socialistet do te kerkojne qe politika te mos kete asnje kontroll mbi Komisionin Qendror te Zgjedhjeve dhe se ky komision duhet te marre nje rol teresisht administrativ. PS synon miratimin e nje ligji te ri zgjedhor qe respekton percaktimin kushtetues per sistemin proporcional rajonal, duke mos lejuar, asnje lloj deformimi ligjor qe kerkon ta sjelle modelin sipas interesave elektorale te subjekteve zgjedhore te caktuara. "Nuk jane taktikat dhe llogarite elektorale partiake ato qe percaktojne normat ligjore te kodit, por eshte kodi ai qe percakton rregullat e lojes dhe ne varesi te tyre ndertohen taktikat elektorale te subjekteve zgjedhore. Cdo diskutim i kundert do te ishte vec pazari i radhes, gje qe ne nuk do ta lejojme ne asnje rast", nenvizoi sekretari socialist. Ai kerkoi qe kjo reforme te cohet deri ne fund, pa deformime dhe pa arnime "alla shqiptarce", ne nje bashkepunim me te gjitha forcat politike. "Kjo reforme duhet te na mundesoje perfundimisht zgjedhje te denja per nje vend qe aspiron anetaresimin ne NATO dhe ne BE", vijoi ai.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›