E Shtunë, 31 Tetor 2026

Andri Shevcenko rikthehet te Milani i tij

Klubi londinez, Celsi ka bere te ditur ne uebfaqen e tij zyrtare ne internet se ukrainasi, Andri Shevcenko pas dy viteve te pasuksesshme ne "Stamford Bridge" do te rikthehet te Milani. Detajet e marreveshjes ndermjet dy klubeve nuk jane bere te ditura, kurse gjithcka pritet te finalizohet te henen pasi lojtari te kryeje kontrollimet mjekesore. Zevendespresidenti i Milanit, Adriano Galiani ka konfirmuar se ceshtja e Shevcenkos do te finalizohet te henen. "Pas telefonatave te shumta gjate dites kemi arritur marreveshje me Celsin. Andri do te rivishet kuqezi. Te dielen (sot) ai do te jete ne Milano, kurse te henen do ta kryeje kontrollimin mjekesor dhe me pas do te nenshkruaje kontrate me klubin tone. Qe nga dita e marte ai do te jete ne Milanello dhe do te vihet ne dispozicion te Karlo Ancelotit. Ne jemi te lumtur qe po e rikthejme ne skuader futbollistin i cili ka shenuar me se shumti gola ne fanellen e klubit tone ne 50 vitet e fundit. Presidenti (Berluskoni) une dhe trajneri besojme ne skuadren tone. Mendoj se Milani eshte klubi i vetem ne bote, i cili ne radhet e veta ka tre futbolliste, te cilet jane shpallur lojtar te vitit ne Evrope. Andri Shevcenko po rikthehet ne shtepine e tij dhe une jam shume i lumtur per kete gje. Kam biseduar me Sheven 48 here ne tre oret e fundit. Kushtet e kontrates jane sekrete. Sheva ka bere gabim me largimin nga Milani dhe besoj se ne dy vitet e kaluara e ka kuptuar se shtepia e tij e vertet eshte 'San Siro'. Tash ai e ka bere nje sakrifikim financiar, por ne kete moment ajo qe eshte me e rendesishmja eshte rikthimi i tij ne Milan", ka pohuar Galiani. Nderkohe rreth kthimit te tij ne Milan, eshte prononcuar edhe Shevcenko ne "Milan Channel". "Ndjehem sikur kam fituar Ligen e Kampioneve. Jam shume i lumtur qe po rikthehem ne 'San Siro'. Kam shpresuar ne rikthimin tim ketu qe nje kohe te gjate, kurse dje dukej se bisedimet megjithate do te kene nje perfundim pozitiv. Kishte disa komplikime gjate bisedimeve, por tash gjithcka eshte zgjidhur dhe jam tejet i lumtur qe do te vesh serish fanellen kuqezi", ka pohuar Shevcenko.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›