E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet 29-vjeçari, dyshohet se trafikonte drogë



Tiranë – Arrestohet në flagrancë nga policia një i dyshuar si shpërndarës droge. Burime policore thanë për gazetën se dje në orët e para të mëngjesit specialistët e Seksionit Kundër Narkotikëve kryen arrestimin e shtetasit Rando Abati, 29 vjeç, lindur dhe banues Tiranë. Prangosja e tij u bë pasi më 22 gusht 2008, në orën 20:00, nga agjentët e Luftës Kundër Narkotikëve, u kap në flagrancë duke i shitur lëndë narkotike një shtetaseje. Gjatë kontrollit ju gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale: 1.2 gr, lëndë e dyshuar narkotike e llojit Heroinë, 325 euro dhe 333 mijë lekë të përfituara nga shitjet, 64 copë ambalazh plastik boshe, 2 aparate telefoni celular. Po ashtu një automjet me targa TR 6179 P. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale të “prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotikëve”.

25 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›