E Enjte, 5 Nëntor 2026

Inxhinierët, provim shteti e praktikë për t’u licencuar – Projektligji “Për Urdhrin Profesional të Inxhinierëve”

Profesioni i inxhinierit do të futet në kategorinë e profesioneve të rregulluar. Sipas projektligjit profesionistët e kësaj fushe do të duhet t’i nënshtrohen provimit të shtetit për të përfituar të drejtën e ushtrimit të profesionit .

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nxjerrë për konslutim publik projektligjin “Për Urdhrin Profesional të Inxhinierëve”,  qëllimi i të cilit është të krijojë dhe përcaktojë rregullat për mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të këtij organizmi, në funksion të mbrojtjes së interesit publik, si dhe të mbrojë dhe garantojë standardet në formimin dhe ushtrimin e profesionit të inxhinierit.

Për këtë arsye, këta profesionistë do të duhet t’i nënshtrohen provimit të shtetit për të përfituar të drejtën e ushtrimit të profesionit . Gjithashtu, ligji projektligji përcakton se për t’u anëtarësuar në Urdhër, inxhinierët do të duhet të kryejnë praktikën profesionale, kohëzgjatja e së cilës nuk mund të jetë më pak se tre vjet dhe zhvillohet nën drejtimin e një profesionisti anetar te UPI-se për përgatitjen teoriko-praktike. Nga ky rregull do të bëjnë përjashtim ata Profesionistë që kanë ushtruar ose ushtron një profesion të rregulluar të liçensuar pese vjet para hyrjes ne fuqi te ketij ligji.

Ndërkaq, drafti parashikon edhe masat disiplinore, në rast të shkeljeve të detyrimeve ligjore, që fillojnë që  nga paralajmërimi, që konsiston në një vërejtje të shkruar dhe që i komunikohet të interesuarit e deri te fshirja nga Regjistri i Urdhrit Profesional të Inxhinierit,q ë nënkupton heqjen e të drejtës së ushtrimit të profesionit. Gjithashtu, masat të tjera disiplinore janë edhe komunikimi me shkrim, duke përcaktuar shkeljet e kryera dhe dëmin që ka shkaktuar apo pezullimi, që konsiston në ndalimin e ushtrimit të profesionit për një periudhë jo më shumë se dy vjet.

SPECIALITET QË DO REGJISTROHEN NË UPI

Inxhinier ndërtimi, civile, industrial;
Inxhinier mekanik-metalurg;
Inxhinier elektrik-eletroteknik-elektronik-energjetik;
Inxhinier gjeodet;
Inxhinier gjeolog-minierash –gjeoteknik;
Inxhinier kimist;
Inxhinier pyjesh;
Inxhinier nafte ;
Inxhinier ambienti; etj.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›