Skena Up fton aplikantët
Nga Express më 11 gusht 2011 në ora 09:07
Edicioni i nëntë i Festivalit Ndërkombëtar të Studentëve për Film dhe
Teatër - SKENA UP, u ka bërë thirrje të gjithë studentëve nga mbarë bota që
të aplikojnë me filmat ose shfaqjet e tyre teatrore për edicionin e nëntë,
që do të mbahet nga 2 deri më 9 dhjetor, në Prishtinë.
Ndryshe, në thirrjen e saj drejtuar pjesëmarrësve eventual, SKENA UP sqaron se për pjesëmarrje në festival pranon filma dhe shfaqje teatrore të prodhuara gjatë studimeve akademike 2010/2011, dhe se filmat (fiksion, dokumentarë, animacion, etj) s’duhet të jenë më të gjatë se 30 minuta.
Data e fundit për aplikim është 25 shtatori 2011, ndërkaq informacionet shtesë mund të gjinden në web-faqen: www.skenaup.com.