E Diel, 1 Nëntor 2026

Tjetër krim i rëndë, ekzekuton në mes të Pogradecit vëllain dhe gjyshin e gruas

Krimi nuk ka të ndalur, teksa një tjetër vrasje e dyfishtë është shënuar gjatë pasdites së sotme.

Krimi i rëndë ka ndodhur ne mes të qytetit të Pogradecit, ndërsa viktimat janë Dritan Myrteza, 38 vjeç dhe Fatmir Muhaxhini, 65 vjeç.

Policia bëri me dije se ka arrestuar të dyshuarin për këtë krim, Romeo Myrteza, 25-vjeç, vëllai i viktimës. Burime pranë policisë bënë me dije se vrasje dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e një konflikti familjar, por ende nuk dihen detaje të tjera rreth këtij krimi.

Mësohet se Myrteza e ka pasur viktimën tjetër, 65-vjeçarin Muhaxhini, gjyshin e gruas. Ata i përkasin komunitetit rom.

Fillimisht policia bëri me dije vrasjen e 65-vjeçarit, ndërsa më pas, në banesën e të dyshuarit u gjet edhe trupi i pajetë i vëllait të tij, që dyshohet se është vrarë pikërisht prej 25-vjeçarit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›