Trafik klandestin, pese vihen ne pranga
DURRES - Jane arrestuar ne portin e Durresit pese klandestine, midis tyre shoferi i trajlerit me targa TR 0828 J Saimir Zenelaj si dhe pronari i firmes tranportuese Fatlim Muralla. Arrestimi u be vetem ne kohen qe klandestinet po tentonin te niseshin drejt Italise, me linjen Durres-Bari pikerisht me tragetin "Adriatika". Efektivat e policise kufitare te portit bejne me dije se klandestinet jane gjetur te fshehur ne trajlin me traga Tirana midis mobilieve. Sipas policise klandestinet jane rreth moshes 20-25 vjec. Te arrestuarit jane pikerisht Ermal Zeneli nga Peshkopia, Fatmir Neziri nga Tirana, Edison Rubla nga Tirana, Indrit Shulli nga Shkodra si dhe Xhelal Uruci nga Peqini. Trajleri ishte i vulosur ne doganen e Tiranes dhe se konstatimi eshte bere i mundur vetem gjate nje kontrolli te ushtruar nga policia kufitare. Sipas tyre ne trajler eshte gjetur ushqim dhe uje, per rrugen qe do behej. K. J