Kapet 6 klandestine, do hynin ne Shqiperi
SHKUP - Kapen ne doganen e Qafe Thanes, gjashte klandestine afgane. Ministria e Brendshme e Maqedonise njoftoi se ne afersi te vendkalimit kufitar Qafe Thane zbuluan mbreme gjashte klandestine afgane te fshehur mes ngarkeses se nje mauneje turke. Sipas qendres rajonale te policise kufitare, pas zbulimit te rastit eshte ngritur mase paraburgimi kunder shoferit te maunes M. S (40), punetor i kompanise transportuese turke "Shahin", thane gjate dites se djeshme agjencite e lajmeve. Policia beri te ditur se mjeti transportues "DAF" me targa turke kishte hyre ne Maqedoni nga Selaniku, ndersa si destinacion transitor kishte Maqedonine dhe Shqiperine, per te kaluar me pas Italine. Klandestinet afgane te moshave prej 18 deri ne 23 vjec po tentonin te kalonin nepermjet rrugeve ilegale ne Itali per te punuar si emigrante ekonomik. Ata pas ndalimit nga policia maqedonase jane derguar ne Qendren per Azil ne Shkup dhe per tu depertuar.