Besarta kthehet ne Tirane, shfaqet ne shoqerine e Julindes
E ndersa banoret shqiptare te "Big brother" po shfrytezojne ne maksimum Kosoven, duket se e kunderta ka ndodhur me kosovaren Besarta. Pas largimit nga Shqiperia vetem pak dite me pare, ajo eshte pare serish ne Tirane. Nuk dihen arsyet e kesaj vizite te papritur te Beses, megjithate eshte e sigurt qe ky motiv nuk quhet Arber, e vecanerisht tani pas rikthimit te tij tek Madalena. Mbremjen e se dieles Besarta eshte pare ne shoqerine e Julindes ne afersi te zones se "Shallvareve". Te dyja vajzat kane qene shume te shkujdesura dhe te pashqetesuara nga veshtrimet e kureshtareve, qe kthenin koken sapo i njihnin. Gjate vizites se saj te pare ne Shqiperi pas daljes nga shtepia, Besarta qendroi disa dite ne shoqerine e Arbrit, por tashme duket se ka preferuar me mire Julinden.