Shkëmbimi i territoreve, Thaçi:Kjo është çështje e mbyllur
Kryeministri Hashim Thaçi ka kundërshtuar edhe një herë ashpër idetë për ndarjen e Kosovës apo shkëmbimin e territoreve me Serbinë. Sipas kryeministri Thaçi kjo është çështje e mbyllur dhe se bisedimet, do të përfshijnë vetëm nivelin teknik dhe jo atë të negociatave politike.
"Mund të ketë bisedime për çështje praktike edhe me autoritetet e Serbisë, por dua t'ju sqaroj të gjithë juve dhe qytetarëve të Kosovës se të gjitha idetë që po prezantohen aty-këtu dhe që krijojnë një konfuzion në opinionin publik, se në asnjë rrethanë nuk do të ketë negociata siç pretendon dikush", tha Thaçi.
Ndërkohë, kryeministri Thaçi duke iu pëgjigjur pyetjes se nëse Beogradi kërkon edhe më shumë autonomi për qytetarët serbë në Kosovë si do të vepronte qeveria ai theksoi se për Kosovën nuk do të ketë ndarje të tilla.
Ngritja e temave të tilla në Parlament, sipas Thaçit i kontribuojnë avancimit të ideve të Serbisë për ndarje e shkëmbim territoresh. "Kosova, vijoi ai, e ka zgjidhur statusin e saj njëherë e përgjithmonë dhe nuk ka bisedime tjera për statusin apo territorin e saj. Për Kosovën nuk do të ketë ndarje dhe këtu duhet të përmbyllet ky kapitull, edhe së diskutuari, njëherë e përgjithmonë" theksoi Thaçi.