E Diel, 1 Nëntor 2026

Bler: Lehtësimi i bllokadës në Gaza, hap drejt paqes

Ish kryeministri britanik dhe njëkohësisht edhe përfaqësues i "katërshes" për Lindjen e Mesme, Toni Bler e ka cilësuar lehtësimin e bllokadës izraelite në Rripin e Gazës si një mundësi e re për paqe.

"është e domosdoshme që të sigurohet një ndryshim i qëndrueshëm në politikën izraelite, në mënyrë që të përmirësohet situata në Bregun Perëndimor", ka thënë Bler.

Ai gjithashtu ka kërkuar nga Hamasi të lirojë ushtarin e arrestuar izraelit, Gilad Shalit, duke thënë se "ky do të ishte një hap i madh drejt paqes".

"Katërshja" e Lindjes së Mesme përbëhet nga Kombet e Bashkuara, Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Rusia.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›