E Diel, 1 Nëntor 2026

Do ta vrisja se më ngacmonte kudo, në telefon e rrugë

Silvana Muça

Dëshmia

Dallëndyshe Pitarka rrëfen për policinë tentativën e vrasjes së Adriatik Bucit, ku aksidentalisht qëlloi babanë e tij

largea_policia-e-tiranesTentova ta vras Adriatik Bucin se po ma nxinte jetën me ngacmimet. Ai më merrte në telefon dhe me shqetësonte pambarimisht. Nuk po e duroja dot më këtë situatë. I pata thënë që të më linte rehat disa herë, por nuk merrte vesh, mësohet të ketë thënë Dallandyshe Pitarka në polici, pas plagosjes së rëndë të babait të Adriatikut, Nezir Bucit. Të njëjtën linjë ka ruajtur edhe bashkëshorti i 32-vjeçares, Idriz Pitarka, i cili ka thënë se e urdhëroi të shoqen që ta vriste, pasi nuk po durohej më një situatë e tillë. Ai ka shfaqur pendesë, para grupit hetimor. Atë veprim e bëmë në gjaknxehtësi e sipër. Po kaloja në depresion dhe nuk mund ta duroja më faktin që Tiku më ngacmonte vazhdimisht gruan. Nuk kemi qenë të vetëdijshëm, kur e kryem krimin. Unë i kërkova time shoqeje që ta qëllonte atë, ka thënë 33-vjeçari para grupit hetimor. Gjithashtu, autorët e dyshuar për plagosjen e rëndë të 55-vjeçarit, Nezir Buci, kanë folur edhe për marrëdhëniet e ngushta që kanë pasur me njëri-tjetrin. Madje, ata kanë edhe lidhje krushqie. Çifti në fjalë pretendon se Adriatiku e ngacmonte në mënyrë sistematike Dallëndyshe Pitarkën, pavarësisht se ajo nuk i jepte motiv. Sjellja e tij e pahijshme bëri që bashkëshorti i 32-vjeçares, i cili rrinte emigrant në Greqi, të niste hetimet. Xhelozia shkaktonte sherre të përhershme në çift. Si pasojë e kësaj, ai ka kërkuar që të sqarohet me fqinjin, por situata ka dalë jashtë kontrollit dhe gjatë përleshjes fizike, ata kanë qëlluar me armë zjarri, duke lënë të plagosur rëndë, babanë e të riut. Ky i fundit ka tentuar që të ndalë Dallëndyshen, duke i dalë armës së zjarrit përpara. Një patrullë policie ka qenë duke kaluar rastësisht në rrugë dhe ka ndërhyrë menjëherë, për ti marrë armën nga dora 32-vjeçares. Gjithashtu, ata kanë bërë arrestimin në flagrancë të çiftit Pitarka, të cilët pranojnë autorësinë e krimit. Mbi të arrestuarit rëndon akuza e plagosjes së rëndë, e kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje. Ndërkaq, Adriatik Buci, nuk pranon të ketë kërkuar nga Dallëndyshja lidhje jashtëmartesore. Familja e lënduar pretendon se motivi i  sherrit ka qenë për një 5000 lekëshe të vjetër, që ata ia kishin borxh fqinjit përballë. Sipas tyre, Dallëndyshja ka shpikur historinë e ngacmimit, pasi nuk është në rregull nga mendja. Gjendja shëndetësore e 55-vjeçarit vazhdon të jetë e rëndë. Ai i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale në Spitalin Ushtarak, ku po bëhet e pamundura që ti shpëtohet jeta. Ngjarja ka ndodhur paraditen e së martës në zonën Kodër-Kamzë, në periferi të Tiranës. Dallëndyshe Pitara ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të Adriatik Bucit. Aktin e krimit e ka bërë pas urdhrit, të të shoqit, për të vrarë të riun. Nezir Buci, babai i të riut, cili ka tentuar të mbrojë jetën e të birit, ka marrë tre plumba në pjesën e barkut. S.Muça

Do ta vrisja se më ngacmonte kudo, në telefon e rrugë burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›