E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti i PPE: Dënojmë bojkotin e KQZ-së nga anëtarët socialistë, mbështesim Berishën

martensPresidenti i Partisë Popullore Europiane, Wilfried Martens, ka deklaruar se dënon bojkotin që i është bërë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga anëtarët socialistë.

Martens, drejtues i organizatës që mbledh partitë e djathta evropiane, ishte njeriu për hir të të cilit u shkel protokolli i shtetit dhe mbajti fjalimin qendror në 100- vjetorin e Pavarësisë.

Është e rëndësishme që të ruhet balanca brenda KQZ-së, çka është përcaktuar nga një marrëveshje ndërpartiake dhe nga ligjet për zgjedhjet. Çdo përpjekje për të modifikuar balancën e pranuar, katër anëtarë nga qeveria dhe tre nga opozita, është një përpjekje për të destabilizuar të gjithë sistemin zgjedhor dy muaj përpara zgjedhjeve.

Në këto kushte, tërheqja e anëtarëve socialistë nga KQZ është e papranueshme, thotë Martens.

Është e panevojshme të theksojmë se PPE mbështet fuqishëm kryeministrin Sali Berisha dhe Partinë Demokratike dhe është e bindur se zgjedhjet e 23 qershorit do të shënojnë një hap vendimtar për Shqipërinë në rrugën drejt integrimit evropian, përfundon deklarata e tij./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›