Kreditimi për biznesin “lëvizje” pozitive

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se që nga fillimi i vitit, deri në fund të muajit Prill, bizneset kanë përfituar 70.8 miliardë lekë kredi të reja, me një rritje prej 8% krahasuar një vit më parë.
Por, mbi 80% e kredisë së re për bizneset shkon për paradhënie bankare dhe kapital qarkullues, ose e thënë më thjesht shkon për të mbuluar nevojat afatshkurtra për likuiditet. Kjo shifër hedh poshtë pretendimet e Konfindustrisë se sistemi bankar nuk po e mbështet sipërmarrjen me likuiditet. Përkundrazi, ekonomisë shqiptare dhe sistemit bankar po i mungojnë projektet e reja të investimeve.
Burime zyrtare nga BSH-ja bëjnë të ditur se, për katër muajt e para të vitit, kredia për blerje makinerish dhe pajisjesh ra me 9.5% krahasuar me një vit më parë. Ndërkohë që 48% e saj ka shkuar për sektorin e tregtisë. Kredia për bizneset tregtare nga ana tjetër ka regjistruar edhe rritjen më të lartë krahasuar me një vit më parë, me rreth 35%. /Start/
2012-06-10 09:22