E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendjet Civile, aplikantet ne radhe edhe te shtunen

E shtuna nuk ka qene nje dite e qete per punonjesit e zyrave te aplikimit per kartat e identitetit. Edhe pse fundi i javes eshte planifikuar pune per keto Njesi, me qellim shmangien e konfuzionit dhe radheve te gjata, dita nuk ka qene aspak e tille. Prane ketyre zyrave ka pasur nje dyndje te madhe njerezish,qe per te depertuar deri brenda, jane detyruar te mbajne radhe per ore te tera. "Pavaresisht se e shtuna eshte nje dite pushimi per ne, qe nga java e kaluar kur filluan pergatitjet per kartat e identitetit, ritmi i punes ka ndryshuar. Gjate dites se sotme (dje) puna ka funksionuar ashtu si edhe gjate diteve te tjera te javes" ka pohuar punonjesja e Njesise Bashkiake nr 8, Blerina Muco. Sipas saj, qytetaret vazhdojne te jene te interesuar per marrjen e certifikatave dhe aplikimin per pajisjen me karta identiteti. Nje situate tjeter ka qene ajo, prane zyrave postare. Njerezit kane blere kupone per aplikimin e kartes, pa shume veshtiresi dhe pa mbajtur shume radhe te gjata. Autoritetet prane Postes Qendrore deklarojne se deri te shtunen, jane shitur 27 mije mandat- pagesa, nderkohe qe pritet nje tjeter furnizim ne ditet ne vijim. Aktualisht zyrat postare kane ne zoterim edhe 7 mije kupone, per kartat e identitetit. Por kjo jave e pare e nisjes se procesit per t'u pajisur me leternjoftimin elektronik, ka qene vertete intensive, pasi brenda ketij harku kohor eshte shitur nje numer rekord kuponesh per qytetin e Tiranes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›