E Shtunë, 31 Tetor 2026

Viti i suksesit per Hasollin

Drejtori i fotografise Latif Hasolli eshte njeri prej kineasteve te rinj i cili vitin qe po e leme pas ishte fitues i shume cmimeve kombetare dhe nderkombetare per fotografine me te mire ne film ai eshte fitues edhe ne festivalin Skena Up ne edicionin e sivjetme Nga Albana Muja me 12 dhjetor 2010 ne ora 0707

Komuniteti i artisteve ne vendin tone perballet me shume veshtiresi jo me pak kur eshte fjala per punen e Drejtorit te fotografise i cili jo te lehte e ka te depertoje apo edhe ta doje punen kur perballet me shume barriera.
Latif Hasolli eshte njeri nga kineastet e rinj i cili vitin e fundit ka treguar shume sukses me punen e tij neper projekte te ndryshme kulturore ne vend.
Sipas Hasollit ideja qe puna e tij eshte duke u shperblyer kohe pas kohe e ben te kete ambicie dhe te vazhdoje edhe me shume me shume vullnet.
147Gjate shume viteve shkolle te cilat me kane sjelle ketu ku jam ambiciet ne fillim ishin shume te medha edhe ne te njejten kohe shume te veshtira duke i pasur para sysh kushtet te cilat jetojme si shoqeri. Mirepo nga profesoret e IFF-Gjon Mili e cila si institucion fatkeqesisht nuk ekziston me sepse nuk ka mundur te mbijetoje duke iu falenderuar atyre kam dicka shume me vlere e cila me reflektohet edhe ne punen te cilen e bej me shume pasion dhe qe ne anen tjeter edhe eshte duke u shperblyer e kjo pa dyshim me bene te ndihem mire148 u shpreh Hasolli.

Hasolli ka rreth kater vite i cili punon vazhdimisht ne video ka punuar ne shume projekte rreth ketyre viteve ne Kosove. Ndersa po ashtu eshte shperblyer shume here per punen e tij.

Filmi i pare i cili duket nisi rrugen e suksesit te Hasollit ishte 147Matan Lumit148 per filmin me te mire i regjisorit Ilirjan Himaj ku me po te njejtin film jane marre edhe dy cmime tjera ne festivalin 147Swikos148 per fotografine me te mire dhe filmi me te mire.

Cmimet tjera qe kane rrjedh me tutje jane 147In Memoriam148 ku eshte shperblyer me pese cmime. Edhe aty njeri cmim ka qene per fotografine me te mire. Pastaj me filmin 147Tri dritare148 te regjisorit Faton Bajraktari ka marre cmimin per filmin me te mire te kineasteve te rinj. Ne edicionin e sivjetme te 147Swikos148 ka marre cmimin per fotografine me te mire perseri me filmin 147In memoriam148 dhe se fundmi ne festivalin 147Skena Up148 147Best cinematographer148 ne konkurrencen nderkombetare me filmin 147Gjini148 te Korab Lecajt dhe konkurrencen kombetare filmi me i mire 147Muzgu148 ne regji te Arian Mustafes.
Puna eshte ajo e cila solli kete sukses sipas tij mirepo ai nuk ndalet se falenderuari profesoret e tij te cilet e bene qe ec tutje.

147Qysh ne oren e pare ne lenden e fotografise profesori im shume i respektuar Afrim Spahiu na tha 145Per te pas sukses ne kete profesion duhet misheruar me te146 per cudi gjithmone me mban kjo thenie dhe me motivon edhe keto sukseset e fundit qe i kisha ia dedikoj profesorit148 u shpreh Hasolli.

Aktualisht Hasolli studion ne Universitetin Shteteror te Tetoves ne degen Montazh filmi dhe TV. Ndersa gjithashtu ushtron profesionin e tij ne produksionin 147Tri Dritare148 ne Prishtine.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›