Skënder Sherifi promovon librin e tij “Love”

Profesor Skënder Sherifi sjell në gjuhën shqipe për të gjithë dashamirësit e poezisë librin e tij "Love".
Kjo vepër voluminoze i është dedikuar tërësisht dashurisë dhe ndryshe nga zakonisht promovimi ishte konceptuar si një mbrëmje ku ishin të ndërthurura interpretimi i poezive, me muzikën dhe koregrafinë.
Studiuesi Artan Fuga dhe Petrit Malaj, rektori i Univeristetit të Arteve u shprehën se në vargjet e Sherifit shquhen për një meditacion lirik.
Në vititn 2008, libri "Love", i Skënder Sherifit është renditur ndër 10 botimet më të mira në gjuhën franceze. Autori ka botuar edhe shumë libra të tjerë kryesisht në gjuhën franceze, ku ai jeton prej vitesh.