E Shtunë, 31 Tetor 2026

Portugalia “përparim të mirë”, FMN i akordon 5.17 miliardë euro

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka aprovuar këstin e kredisë prej 5.17 miliardë eurosh për Portugalinë, pasi siç është thënë “përparimit të mirë” që ka bërë vendi në programin ekonomik,.

Dhënia e parave u bë e mundur, pasi që bordi ekzekutiv i FMN-së, përfundoi rishikimin e tretë të programit që përfshin kredinë trevjeçare prej 27.6 miliardë eurosh për Portugalinë.

Kredia ishte lëshuar në maj të 2011-ës.

Disa vende të Eurozonës, si Portugalia e Greqia ka një kohë të gjatë që po përballen me krizë financiare dhe janë detyruar që të kërkojnë pako shpëtimi nga institucionet ndërkombëtare financiare.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›