Skenderbeu-Dinamo
Ashtu sikurse eshte pohuar edhe me pare nga drejtuesit e klubit te Skenderbeut ndeshja me Dinamon do te zhvillohet ne mbremje me drita. Gjate te henes eshte bere prova e pare zyrtare me drita e cila do te vazhdoje edhe ne dy ditet e tjera te ardhshme. Stadiumi me parametra nderkombetare i Korces me 17 nentor do te prese miqesoren e Kombetares shqiptare me kombetaren e Maqedonise nje eveniment shume i madh qe do te luhet gjithashtu me drita. Por loja e pare zyrtare do te luhet nga ekipi i Skenderbeut i cili tashme i ka te gjitha kushtet per te qene nje ekip jo vetem konkurrues ne Superlige por me nje infrastukture qe eshte ne top listen e stadiumeve shqiptare.