E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sakaj shpeton Mucen

Burime te sigurta prane skuadres vlonjate kane bere te ditur se trajneri i Skenderbeut Shkelqim Muca ka shpetuar pa u denuar te dielen. Muca ne nje moment acarimi e siper u ka treguar me dore organet gjenitale tifozeve vlonjate si nje pergjigje ndaj ngacmimeve provokative. Mirepo ka qene stafi teknik i Flamurtarit dhe kapiteni kuqezi Artan Sakaj i cili ne nje fare menyre ka shpetuar numrin nje te pankines korcare per te mos u denuar nga ky gjest anti-sportiv. Sakaj ka mbuluar trajnerin nga tifozet qe ne ato momente ishin mjaft te acaruar. Megjithate lojtaret e Flamurtarit dhe gjithashtu nga pankina se e kane kaluar kete moment qetesisht.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›