E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dorian Bylykbashi pas Intertotos te Elbasani në Ligën e Kampioneve

Kapiteni i Partizanit, Dorian Bylykbashi, është shumë pranë kalimit te skuadra kampione e Shqipërisë, Elbasani, njëhërësh edhe qyteti i nr.10 i skuadrës kryeqytetase. 26-vjecari Bylykbashi, që debutimin e parë të tij e ka bërë me skuadrën e Elbasanit më 20 dhjetor 1997, ka përfunduar kontratën me klubin e Partizanit dhe impenjimet e detyrueshme ndërkombëtare më klubin e kuq. Në dy takimet e Partizanit në Kupën Intertoto kundër ekipit qipriot Ethnikos Achnas, shënoi një gol në ndeshjen e kthimit të fituar 2-1 nga Partizani në stadiumin "Selman Stërmasi".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›