E Diel, 1 Nëntor 2026

Andi Lila, oferta nga Kroacia dhe Bundesliga 2

Mbrojtësi i Kombëtares, Andi Lila, ka një ofertë nga një skuadër e rëndësishme e Bundesligës 2. 24-vjeçari kavajas duket se e ka mbyllur aventurën e me Tiranën, me të cilën u shpall kampion në sezonin 2008-2009.

Për Lilën interesohet edhe klubi kroat Inter Zapreshiç, ku trajner është ish-tekniku i bardhebluve, Ilija Lonçareviç.

Lila, 10 ndeshje me Kombëtaren A (në dy miqësoret e fundit ato kundër Malit të Zi dhe Andorrës luajti si titullar), ka pasur edhe një eksperiencë të shkurtër te Iraklisi në Greqi (janar 2007-qershor 2007).

Para dy vitesh, Lila, atëherë në radhët e Besës, refuzoi një ofertë disa milionëshe nga Ukraina.

Në fakt, Lila është ende nën kontratë me klubin e Tiranës.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Premte, 11 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›