KOPSHTI DHE KOPSHTART
Fatkeqesia me e madh qe mund ti ndodhe nje populli nuk eshte kur ai jeton i ndare ne me shume shtete por kur kjo ndasi ia pamundeson komunikimin mes veti kur kjo ndasi ia pengon mirembajtjen dhe ia copeton atdheun kulturor. Shqiptaret e tejkaluan kete te keqe disadekadeshe kur kishin ne mes murin e larte ideologjik dhe tani ata duhet ti rrenojne muret mendore qe kane e ti perkushtohen te mundshmes te jetojne ne shtepi te ndara por duke e ditur se kane kopsht te perbashket kulturor arsimor e shkencor dhe se bashkerisht duhet te kujdesen per kete prone gjitheshqiptare. Pra tani atyre u mbetet te deshmohen se jane kopshtare te denje qe dine te kujdesen e te shlyejne kufijte qe copetojne teresine e atdheut me te vlefshem qe kane ndash atij gjuhesor e kulturor e me cka ata do munden me lehte te perfundojne biseden me vetveten do kompletojne portretin e tyre te perbashket kombetar do rirreshtojne vlerat mbarekombetare qe kane dhe keshtu pastaj do munden qe portretin e vet ta vendosin ne fotografine grupore te popujve ballkanike dhe te presin te gatshem dialogun me fqinjet e tyre si edhe ate me gjithe te tjeret e kesaj bote.
Panairi i Librit i para disa diteve ne Tirane ishte shembull i mire se si duhet mbrojtur dhe kultivuar e perbashketa qe kemi. Ky panair ishte shesh mire i organizuar ku suksesshem u nderthuren dhe u bashkuan ne nje te gjitha lagjet tona krijuese e botuese. Dhe ai tregoi se cilat jane rruget qe e shpetojne shqiptarine nga arroganca e Tiranes - e shprehur nepermjet bindjes se ne pjesen shqiptare matane kufirit nuk ka gje te vlefshme dhe nga mendjemadhesia e Prishtines qe e con ate te besoje se eshte e vetemjaftueshme dhe boshti kurrizor i shqiptarise. Pra Panairi i Librit ne Tirane tregoi se e tere eshte vetem ajo qe i ka te gjitha se ne sheshin tone letrar e botues nuk eshte e pavlere dhe e parendesishme asnje nga lagjet tona krijuese e botuese perfshi edhe ate te shqiptareve te Maqedonise si dhe gjitha te tjerat te shqiptareve qe jetojne jashte kufijve te memedheut Shqiperi dhe atdheut Kosove.
Sa u perket shqiptareve nga kjo ane e kufirit ata dhimbshem dhe duke paguar cmim te larte e mbijetuan periudhen kur librat e ardhur nga Tirana duhej ti fshihnin nen sqetull e ti lexonin me trishtimin qe mos i shihte ndonjeri. Ata gjithashtu suksesshem e perballen edhe periudhen kur vinin te ndrojtur ne Tiranen e enderruar me dekada e ku u perballen me nje realitet krejt te larget nga ajo qe e kishin enderruar per Piemontin e tyre kulturor e atdhetar. Dhe pas tejkalimit te ketyre dy periudhave per shumecka njesoj te dhimbshme shqiptaret ketej kufirit posacerisht vellezerit e vegjel te popullit tone si ata te Maqedonise e te Lugines se Presheves tani presin ate qe i ka hije nje populli qe ka dy qendra kulturore - Tiranen e Prishtinen e qe duhet ta cojne bashkepunimin e tyre me tej veprimtarive te perbashketa per zgjedhjen e shqiptares me te bukur dhe top-modeles se vitit si dhe te bejne dicka me shume se sa organizimin e koncerteve te perbashketa per nder te ndonje feste kombetare. Pra Prishtina e Tirana tani do duhet te marrin mbi vete pergjegjesine qe u takon e qe ka te beje me barazimin e standardeve mbarekombetare nga sfera e artit me pergatitjen e librave shkollore nga te cilat do mesonin shkollaret shqiptare pa marre parasysh ku jetojne ata dhe te nderlidhin aktivitetet e tjera qe nuk prishin kufijte shteteror por e percaktojne sakte teresine kulturore te nje populli. Gje qe nuk eshte as ne kundershti me proceset eurointegruese por perkundrazi eshte parapergatitje per ditet kur mbase e tere Europa do kete librin e perbashket te historise e te letersise se saj.
Padyshim se Panairi i Librit qe kohe me pare u organizua ne Tirane ishte ngjarje qe te ben te ndjehesh mire si shqiptar. Ky Panair tregoi se mbase kemi nisur te jetojme periudhen kur kopshtaret duhet qarte ti ndajne detyrat qe u takojne lidhur me mirembajtjen e kopshtit te perbashket letrar e botues. Panairi i Librit ne Tirane gjithashtu deshmoi se vetem kur nderlidhen te gjitha pikat e trekendeshit tone kombetar Tirane-Prishtine-Shkup ne mund ta percaktojme siperfaqen e sakte te vlerave qe kemi si dhe te nxjerrim rrenjen katrore te asaj qe na pengon ne komunikimin me vetveten. Duke qene nje ngjarje e rendesishme kulturore ky panair per shumecka duhet tu sherbeje si shembull politikaneve shqiptare se si duhet bashkepunuar mes veti. E mbase edhe ti frymezoje qe edhe ata te organizojne nje panair te partive politike shqiptare ku do merrnin pjese te gjithe udheheqesit tane partiake. Dhe ne kete panair shqiptaret me qarte do e shihni se per dallim nga shumellojshmeria botuese qe begaton panairet e librit ne ate te partive politike do kete shume stenda e emblema partiake por te gjitha do ofrojne vetem nje permbajtje monotone ndash deshiren perverse te politikaneve tane qe cdo parti te kete Shqiperine dhe popullin e vet shqiptar. Andaj ndoshta do ishte mire qe Panairi i Librit dhe ai i partive politike shqiptare te mbaheshin ne te njejten kohe. Gje qe do u mundesonte shqiptareve qe ne panairin e partive ta shihnin vetveten te atille sic jane e ne ate te librit ta shihnin vetveten te atille sic deshirojne te jene. Me cka do ia dilnin ta kuptonin se te jesh i tille sic deshiron duhet paraprakisht ta kuptosh se nuk jane fatkeq popujt e ndare ne me shume shtete por popujt qe e pelqejne kete ndasi dhe fillojne te behen te pandjeshem ndaj kopshtit te perbashket kulturor qe kane. Pra ta kuptojme se fatkeqesia jone e sotme nuk vjen vetem nga shkaku se kemi politikane qe duan cdonjeri te kete popullin dhe shtetin e vet por edhe pse kemi kopshtare kulturore qe nuk e kane kuptuar se ska pushtetar qe nuk do donte qe poetet ti shkruajne poezi por boshtin kulturor te nje populli e mbajne drejt artistet qe nuk e ndiejne veten vecanerisht te nderuar kur marrin ftesa per pjesemarrje ne darkat dhe dasmat e prijesve partiake.