Blatter i kenaqur me rezultatin e hetimeve

Presidenti i FIFA-s Sepp Blatter ka thene se eshte i kenaqur por jo i lumtur me rezultatin hetimeve te korrupsionit qe u percoll me denimin e dy anetareve te Komitetit Ekzekutiv.
147Jam shume i kenaqur por nuk jam i lumtur. Ju nuk mund te jeni te lumtur kur duhet te sanksiononi anetaret e familjes suaj nuk eshte e pelqyeshme por jam i kenaqur me punen e bere nga Komiteti i Etikes148 tha Blatter.
Derisa theksoi se 147te gjitha dyshimet jane lene anash148 Blatter ka shtuar se ishte optimist se nuk do te kete raste tjera te korrupsionit para votimit ne Zurich me 2 dhjetor qe do te percaktoje nikoqiret e kampionateve boterore 2918 dhe 2022.
Gjashte zyrtare moren denime dhe gjoba te enjten pas hetimeve nga Komiteti i Etikes se FIFA-s ndaj njoftimeve se ata ishin xhiruar fshehte nga gazeta britanike Sunday Times duke ofruar shitjen e votave te tyre.
Aty perfshihen anetaret e Komitetit Ekzekutiv Amos Adamu nga Nigeria i cili u denua per tri vjet nga aktivitetet e futbollit si dhe Reynalt Temarii nga Tahiti per nje vit. Ata nuk do te kene te drejte vote me 2 dhjetor.
Blatter po ashtu ka theksuar se nuk mendon se kandidatura e Anglise per nikoqir te Boterorit 2018 do te demtohet pas hetimeve nga Sunday Times.