E Diel, 1 Nëntor 2026

Wieslawa Szymborska Nje zonje nga Polonia

Librat e rinj

Wislawa Szymborska eshte nje zonje polake disi e rezervuar. E megjithate edhe prej fotove te pakta te saj qe qarkullojne menjehere te lind per te nje ndjenje simpatie. Ka lindur me 2 korrik 1923 ne nje vend te quajtur Kornik ne Polonine Perendimore por ne vitin 1931 transferohet me familjen ne Cracovia. Ne kete qytet ku vazhdon te jetoje akoma edhe sot eshte rritur duke u perballur me pushtimin ushtarak gjerman e me pas me pushtimin ideologjik rus. Gjate pushtimit gjerman mori pjese ne kurse te ndryshme te liceut te organizuara fshehurazi ndersa gjate pushtimit te dyte behet pjese e entuziazmit fillestar te te gjithe intelektualeve te kohes e pavaresisht kesaj iu ndalua botimi i permbledhjes se saj te pare me poezi sepse nuk ishte ne linje me ideologjine estetike socialiste. Ne fund te konfliktit boteror ishte afruar me grupet e te rinjve te se majtes. Ne nje reviste te perjavshme debuton me poezine e saj te pare ne vitin 1945 me titull Kerkoj fjalen. Ndodh pikerisht ne vitin 1948 qe i refuzohet botimi i permbledhjes se saj te pare me poezi. Pavaresisht refuzimit ne vitin 1952 ajo anetaresohet ne Partine Komuniste duke ndjekur vullnetarisht linjen estetike te imponuar nga ideologjia politike. Ne kete kuptim krijimtaria e saj eshte me pak personale dhe perballet me probleme ngushtesisht politiko-sociale. Nga partia largohet ne menyre te ashper dhe perfundimisht ne vitin 1966 per tu solidarizuar me L. Kolakowski nje intelektual i perndjekur nga autoritetet komuniste per shkak te protestes se tij te hapur kunder censures. Per shkak te kesaj poetja humbet edhe detyren si drejtoreshe e seksionit te poezise ne revisten Zycie Literackie te cilen e kryente qysh prej vitit 1953. Shtetrrethimi ne vitin 1981 e gjen disidente pjese e opozites demokratike laike dhe asaj katolike te djathte. Rreth asaj periudhe autorja nuk flet me shume deshire dhe nuk ka pranuar kurre qe poezite e krijuara atehere te botohen. Per jeten e saj private gjithashtu ka shume pak te dhena. Ne vitin 1948 u lidh ne martese me Adam Wlodek kritik poet dhe perkthyes nga i cili divorcohet ne vitin 1954. Gjate ketij viti ajo kryen nje sere udhetimesh jashte shtetit shkon ne France ne Bashkimin Sovjetik Britanine e Madhe Holande e Austri. Ne vitin 1967 martohet serish me shkrimtarin Kornel Filipowicz.

Stili i saj mjaft personal dhe origjinal poetik do te njihet dhe vleresohet ne vitin 1957 kur Szymborska boton permbledhjen me poezi Apel Yetit. Dukshem ajo shkeputet prej ideologjise qe mbreteronte asokohe ne Poloni. Me pas ne krijimtarine e saj me te pjekur dhe me te arrire ajo arrin te vetekenaqe nje deshire letrare qe nuk eshte e tolerueshme ne ambientet ideologjike te socializmit. Me te perftuar nje dimension te vetin zeri i Szymborska-s i kthehet edhe nje here temave me te pergjithshme politiko-sociale por tashme pare nga nje kendveshtrim tjeter. Historia levizjet dhe protagonistet e saj shihen me nga afer.

Szymborska perdor ironine paradoksin dhe kontradiktat ne poezi. Permes tyre ilustron tema filozofike dhe shqetesime te perditshme te shoqerise. Poezite e saj evokojne enigma ekzistenciale. Duke qene se shume prej poezive te saj jane me te gjata se nje faqe ato shpesh prekin argumente me frymemarrje etike qe reflektojne mbi kushtet e individeve. Stili i Szymborska-s karakterizohet nga zgjedhja elegante e fjaleve.

Ne permbledhjen e vitit 57 ben pjese edhe poezia Asgje dy here e cila menjehere kthehet ne nje kenge popullore e njohur ne te gjithe vendin. Nga fillimi i viteve 60 e me pas poezite e kesaj zonje nisin te botohen dhe te vleresohen edhe ne shume vende te huaja si ne Gjermani Angli Rusi Suedi etj. Vleresimi i kesaj autoreje nis ne vendin e saj mes viteve 54-63. Vleresohet me cmime nga qyteti Cracovia dhe nga Ministria e Kultures. Nderkohe duhet thene se ne vitin 1986 refuzon nje cmim te rendesishem shteteror ndersa pranon cmimin per Kulturen e Solidarnosc klandestine. Vleresimet e para nderkombetare vijne nga Gjermania ku i jepet cmimi Goethe ne vitin 1991 dhe cmimi Herder ne vitin 1995. Viti 1996 do te shenoje edhe kulmin e vleresimeve. Ate vit merr cmimin PEN/Book of the Months Club Translation per nje permbledhje me poezi. Po ate vit vleresohet edhe me cmimin Nobel per Letersine me motivacionin Per nje poezi qe me saktesi ironike i jep mundesi kontekstit historik dhe biologjik te dale ne drite me fragmente te nje realiteti njerezor. Historiani i famshem gjerman Marcel Reich-Ranicki ka thene per te Eumlshte poetesha me perfaqesuese e kombit te saj poezia lirike ironike dhe e thelle e se ciles shtyhet drejt poezise lirike filozofike. Wieslawa Szymborska konsiderohet si nje nder poetet me te medha dhe me te rendesishme ne Poloni.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›