E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skënderbeu humb 0-2 miqësoren me Terek Groznin

Skënderbeu ka zhvilluar miqësoren e parë në tokën austriake, ku gjendet për të zhvilluar fazën përgatitore në prag të përfaqësimit paraeliminator në Champions. Kampionët e Shqipërisë, të drejtuar nga Mirel Josa, janë mundur me rezultatin 2-0 nga Terek Grozni, teksa golat për kundërshtarin janë shënuar në minutën e 26-të nga Sadayev dhe 86-të nga Katsayev. Pra, Orges Shehi, që ka mbrojtur portën e kuqebardhëve juglindorë ka pësuar nga një gol në secilën pjesë. I vetmi që nuk ka mundur të luajë në këtë miqësore për korçarët ka qenë Ditmar Bici, i cili po kalon një problem të vogël dëmtimi dhe nuk ka rrezikuar. Ndeshja e ardhshme miqësore për kampionët shqiptarë do të jetë më 21 qershor ndaj Shahtjor Donjeckut, ekipit më cilësor që ndodhet aty. 

(e.m/E.Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›