Rama: Berisha nuk ja ka haberin si jetojnë shqiptarët, më përgjon mua nga vrima e çelësit
DURRËS- Partia Socialiste zhvilloi mbrëmjen e sotme, mitingun përmbyllës në qytetin e Durrësit. Gjatë mitingut përmbyllës elektoral, që u zhvillua sot në mbrëmje në qytetin bregdetar, kryesocialisti Rama evokoi historinë antike të Durrësit, për të nënvizuar rëndësinë që ka zhvillimi i tij për të ardhmen.
Ai akuzoi për papunësinë dhe varfërinë qeverisjen 8-vjeçare të Partisë Demokratike, që Rama e quajti përgjegjëse edhe për pengesat që i ka sjellë pushtetit vendor, që në qytetin e Durrësit drejtohet nga e majta.Kryesocialisti Rama në fjalën e tij të gjatë sulmoi kryeministrin Berisha se nuk ka idenë sesi jetojnë shqiptarët teksa e akuzoi se përgjon familjen e tij dhe të afërmve të tij.
“Ju dëgjoni një katragjysh që ju thotë ju duhet të jeni të lumtur. Dëgjoni një gjysh që shkon shesh më shesh për t’iu thënë sesa të lumtur duhet e jeni se c’mrekullira janë bërë këtu. E pra ato që katragjyshi thotë janë po aq, të padurueshme që ai ka bërë në këto 8 vite. Ato tregojnë se katragjyshit nuk e ka haberin ku jetojnë dhe cfarë heqin shqiptarët, për tu ushqyer, për të arsimuar fëmijët, të jesh i zhytur ne borxhe etje, Ai nuk do e ka haberin se cdo të thotë të jetosh në Shqipëri pa pasur haberin si jetohet, ai do marrë haberin më 23 qershor ik se na lodhe dhe nuk të mbajmë më mbi shpinë. Po kur e mban syrin tek vrima e celësit tim . E keni parë si merret me familjen time, shtëpinë time, me babain, me nenën time, me gruan, fëmijët me kushërinjtë dhe shokët, miqtë dhe kolegët e keni marrë si ata dikur të famëkeqit”, u shpreh Rama.
Kreu i PS-së tha se më 23 qershor durrsakët do të votojnë për një qeveri që do u shërbejë atyre, ndërkohë që u ndal edhe tek qyteti i lashtë i Krujës që sipas tij është fshehur pas tymit të korrupsionit të gëlqeres dhe guroreve që po rrënojnë dita ditë qytetin.
“Duart e PS do shërojnë plagët e Durrësit një nga një. Durrësi e ka zgjedhur ushtarin e tij, Vangjush Dako dhe me 23 qershor do të zgjedhë shërbëtorin e tij, qeverinë, për të bërë së bashku sa nuk është bërë në 20 vjet të marra bashkë. Durrësi nuk është vetëm e shkuara e largët dhe e lashtë e traditës, nuk është vetëm deti ku shkuan dhe erdhën bijtë e këtij qyteti që ndërtuan përmes tregtisë mirëqenien nuk është vetëm qyteti dhe qytetaria e tij, por Durrësi është edhe Kruja e Gjergj Kastriotit. Kruja e kështjellës së heroit që është fshehur pas tymrave të korrupsionit të gëlqeres dhe gurores. Jo vetëm Durrësi, por dhe Kruja kërkon rilindje dhe rilindje do jetë”
Duke kërkuar votën e banorëve të Durrësit dhe Krujës, kryetari i PS, Rama, premtoi se qeveria e tij, në rast fitoreje më 23 qershor, do të legalizojë falas banesat dhe do të përmirësojë shërbimet në spitale si dhe nivelin e arsimit. Kryesocialisti Edi Rama kërkoi mbështetjen e zgjedhësve në bashkitë dhe komunat e qarkut për të filluar, sipas tij, një faqe të re në historinë e Shqipërisë.
(e.m/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Kamëz, Rama: Berisha si Fatos Nano: Flet me veten se i ka ardhur fundi