E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interpoli arreston të kërkuarin, Prokuroria: Të lirohet

TIRANË- 34-Vjecari arrestohet dhe lirohet i lirë brenda një intervali të shkurtër kohor.

Alxhi Flamur Nallbanin, 34-vjeç nga Fieri dhe banues në Tiranë u arrestua mbrëmjen e djeshme si i kërkuar nga Interpoli, por menjëherë pas arrestimit Prokuroria ka deklaruar se bëhej fjalë për një gabim dhe se po bëhen gati dokumentet për lirimin e tij.

Nallbani është dënuar nga organet italiane të drejtësisë me 11 vjet heqje lirie për pjesëmarrje në organizatat kriminale dhe trafik lëndësh narkotike, por sipas Prokurorisë shqiptare ai e ka kryer dënimin në Itali.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›