E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha në Shkodër: Vetëm 5 ditë na ndajnë nga fitorja e madhe e Shqipërisë

SHKODËR- Kryeministri i vendit Sali Berisha në mitingun përmbyllës në qytetin e Shkodrës, akuzoi kryesocialistin Rama se në 3 muaj fushatë nuk përmendi asnjëherë fjalën integrim. Berisha deklaroi se Rama bëri gjithcka për të bllokuar arritjet e Shqipërisë, ndërkohë që mazhoranca do të marrë statusin e vendit kandidat dhe do hapë negociatat për në BE. 

“Ju bëj thirrje socialistëve të Shkodrës dhe shqiptar, pyesni pak veten tuaj pse shoku i autobusit mavi 3 muaj rrjesht, nuk shqipëroi asnjëherë të vetme fjalën integrim evropian. Nuk ja nxori goja, nuk ia lejoi shpirti, nuk e shqipëroi dot. Por, shqiptarët e mbarë Shqipërisë pavarësisht nga bindjes partiake, integrimi Evropian që ky shok mavi i thotë se nuk është as bukë as ujë, por ajo është e ardhmja me e ndritur dhe e shkëlqyer e jona dhe fëmijëve tanë. Pasagjeri i autobusit mavi nuk flet dot, dhe nuk shqipëroi dot fjalën integrim se bëri gjithçka fshehtas dhe haptas natën dhe ditën për të shkelmuar mbi të. Bëri cdo gjë për të shkelmuar anëtarësimin në NATO, por dështoi, për të shkelur heqjen e vizave dhe dështoi, bllokoi statusin dhe në fund votoi. Ne do marrim statusin dhe do hapim negociatat për ne be ai le të rrijë ne autobus”, deklaroi Berisha. 

“Si ka mundësi që nuk ka Shqipëroi një herë fjalën e rritjes së rrogave tuaja. Cfarë ka ai. Ai ka një prokurim pasurimin e tij dhe të miliarderëve të tij”, shtoi Berisha.

Kryeministri Berisha tha ‘se vetëm 5 ditë ndajnë nga fitorja e madhe e Shqipërisë dhe shqiptare’, e cila do shndërrohet në marrjen brenda vitit të statusit të vendit kandidat në BE. "Pas 5 ditëve do të votojmë projektin e madh për 4 vitet që vijnë, përpjekjet drejt mirëqënies më të madhe për çdo shkodran e shqiptar. 5 ditë na ndajnë nga votimi i projektit tonë, fitorja jonë, të cilën ne duhet ta shndërrojmë në punësim, fitorja do të jetë drita jonë në rrugën e integrimit në BE", tha Berisha.

Kryeministri Berisha premtoi se "se katër vitet e ardhshme rrogat minimale do të arrijnë në 350 dollarë, rroga mesatare 700 dollarë, rrogat e arsimtarëve mbi 700 dollarë. Pensionet minimale do të bëhen mbi 150 dollarë, pagesat e papunësisë do dyfishohen".

"Gjithashtu në 4 vitet që vijnë do të krijohen 250 mijë vende pune. Ne do të ulim taksat dhe do dyfishojmë bizneset, turizmin, do të tre-fishojmë grantet për fermerët, do të ndërtojmë infrastrukturën. Në 4 vitet që vijnë do të zhvillojmë burimet e mëdha natyrore të Shqipërisë. Në këto vite Shqipëria do të shndërrohet në vend lider të rajonit për Teknologjinë e informacionit", tha Berisha. 

Berisha premtoi se brenda mandatit të ri Shkodra do të ketë autostradë me 4 korsi drejt Tiranës dhe jugut të Shqipërisë.
(e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera Berisha-pukianëve: Rama nuk rrit rroga e pensione, ju pres në Tiranë të festojmë fitoren

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›