Dejvid Bekam fiton titullin kampion ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes

Një Galaksi yjesh kishte si detyrë thjesht që të fitonte titullin. Kjo ishte detyra e skuadrës Galaksi të Los Anxhelosit dhe titulli në futbollin profesionist amerikan u fitua me kontributin e jashtëzakonshëm të Dejvid Bekamit në skuadër, por edhe të sulmuesit irlandez, Robi Kin dhe të sulmuesit amerikan, Landon Donovan.
Galaksi e Los Anxhelosit u shpall kampione e Shteteve të Bashkuara, pasi mposhti 1-0 në finale Dinamon e Hjustonit. Ndeshja e luajtur në Los Anxhelos, pra në Kaliforni, u vendos nga një gol i minutës së 72-të shënuar nga Donovan, që e kaloi topin mbi portierin mik, ndërsa më parë kishin kombinuar Bekam e Robi Kin.
Ky është titulli i parë kampion për Galaksinë që nga viti 2005, dhe i treti për këtë skuadër në dekadën e fundit. Pronarët e klubit kalifornian kërkonin nga skuadra që ta fitonte titullin patjetër, për shkak të shpenzimeve të mëdha të bëra në të, duke pasur në radhët e ekipit Bekamin, Kinin dhe Donovanin, që të tre të paguar më shumë sesa struktura zyrtare e pagave.
Tashmë, pritet të merret vesh se ku do ta vazhdojë Bekami karrierën e tij. Ndoshta kthehet në Europë, por ndoshat qendron në Los Anxhelos.