E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skënderbeu i lë vendin Besës, të mëdhatë kalojnë

SHKRUAN: Jeton Selimi 03-03-2011 11:17

Janë luajtur dje katër takimet e kthimit, të vlefshme për 1/4 e Kupës së Shqipërisë. Tirana ka shpartalluar Bylisin 5-1, duke e bërë të pavlefshme humbjen 2-1 të ndeshjes së parë, sikundër edhe Dinamo. Kampionia në fuqi, Besa, arrin të eliminojë Skënderbeun

Kupa e Shqipërisë ka përcaktuar dje katër skuadrat e kualifikuara, prej të cilave do të dalin edhe dy takimet gjysmëfinale. Sikundër edhe pritej, në katër takimet e zhvilluara dje pasdite, nuk ka ndodhur asnjë surprizë, teksa Besa, kampionia në fuqi, ka arritur të eliminojë Skënderbeun, një nga favoritët e kompeticionit. Në fakt, kavajasit duket se kanë përdorur në mënyrën më të mirë urinë e korçarëve për titullin kampion, duke qenë se këta të fundit janë më shumë të orientuar te kurora e madhe, pasi diferencat mes dy skuadrave janë vërtet të mëdha, Skënderbeu lufton për titull e Besa për mbijetesë. Takimi i zhvilluar në Kavajë ka prodhuar katër gola, nga dy për çdo ekip. Pas golit të Shametit, që në minutën e parë për Besën, korçarët janë kundërpërgjigur duke përmbysur shifrat 1-2. Kur dukej se Skënderbeu mund të shënonte golin e tretë, ka ardhur barazimi i Dos Santosit, që i vuri kapak sfidës, pasi bardhekuqve do t’u duheshin plot 2 gola që të kualifikoheshin.

Në Tiranë, 24 herë kampionët e vendit, kanë shkarkuar bateritë ndaj Bylisit, duke i shpartalluar ballshiotët 5-1 dhe duke përmbysur kështu humbjen 2-1, të pësuar në Ballsh, në takimin e parë. Një rezultat që i siguron bardhebluve kualifikimin për në fazën tjetër të Kupës së Shqipërisë, një trofe që mund të shpëtojë sezonin e bardhebluve. Vendasit kanë realizuar dy gola në pjesën e parë, duke treguar qartë dominimin, ndërsa kanë realizuar edhe tre të tjerë në pjesën brenda 10 minutave. Për miqtë, goli i ngushëllimit ka ardhur në minutat shtesë, me një penallti të realizuar nga kapiteni Dimo.

Drithërima për Vllazninë, që në Laç u duk se po rrezikonte gjithçka. Megjithatë, djemtë e Josës e kanë marrë shpejt veten duke fituar 2-4. Kanë qenë kurbinasit ata që kanë shënuar 1 gol të shpejtë, duke shkurtuar rezultatin e përgjithshëm në 1-2, çka e rihapi krejtësisht çështjen e kualifikimit. Por një gol i Sukajt dhe një tjetër i Shtubinës, e kanë kthyer në avantazh Vllazninë, e cila me rezultatin 1-2 e mbylli edhe pjesën e parë të ndeshjes. Mile me penallti barazoi momentalisht rezultatin, që u rikthye në favor të kuqebluve, edhe njëherë, pas golave të Sukajt dhe Shtubinës.

Kupa e Shqipërisë

Grupi A

Tirana – Bylis 5-1 (1-2)

Besa – Skënderbeu 2-2 (3-1)

Grupi B

Laçi – Vllaznia 2-4 (0-2)

Dinamo – Shkumbini X-X (1-2)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›