Skënderbeu, koha për të treguar forcën në Europë
Akoma pa nisur sezoni, shumë ekipe, për të mos thënë më shumë se gjysma e skuadrave që përbëjnë kampionatin shqiptar, pretendojnë pjesëmarrjen në Kupat e Europës. Por kur e arrijnë realisht këtë pjesëmarrje, zhgënjejnë, shpesh madje duke u turpëruar, jo vetëm duke humbur, por duke pësuar një "thes" me gola. Tashmë sezoni ka përfunduar dhe janë mësuar edhe skuadrat shqiptare të futbollit pjesëmarrëse në Kupat e Europës. Skënderbeu (kampion) do të luajë për herë të tretë në Ligën e Kampioneve, Laçi (fituesi i Kupës së Shqipërisë) do të luajë për herë të dytë në historinë e vet në Ligën e Europës, Kukësi (vendi i dytë) do të luajë për herë të parë në Ligën e Europës dhe së fundi, Teuta (vendi i tretë) do të luajë për herë të 10-të në Europë.
SKËNDERBEU
Nga sa shihet, vetëm Teuta ka eksperiencë në ndeshjet europiane, por edhe durrsakët, vetëm dy herë e kanë kaluar turin e parë dhe përballjen më të bukur e kanë me Parmën. Ndërsa ekipet e tjera janë krejtësisht modeste, madje edhe Skënderbeu, që vitet e fundit i ka dhënë tonin futbollit shqiptar. Korçarët në vitin e parë të Ligës e Kampioneve u mundën 2 herë nga APOEL (0-2 dhe 0-4), duke mos shënuar qoftë një gol. Ndërsa një vit më parë ishin pranë, teksa fituan 1-0 ndeshjen e parë me Debrecenin, por humbën të dytën 3-0. 'E treta e vërteta' është një shprehje, por a do të mundet realisht Skënderbeu të kalojë një tur në Ligën e Kampioneve? Duke parë eksperiencën e viteve të fundit, vështirë se për momentin një ekip shqiptar do ta bëjë këtë, pavarësisht se dëshira është e madhe.
TIRANA
Tirana është ekipi i fundit që ka kaluar një tur në Ligën e Kampioneve. Kjo ka ndodhur në vitin 2005, atëherë kur bardheblutë përmbysnin humbjen me dy gola në Goricën e Sllovenisë. Skuadra e drejtuar atëherë nga Sulejman Starova fitoi 3-0 në ndeshjen e kthimit në Tiranë, me gola të Salihit, Dabullës dhe Altin Rrakllit. Lojtarët e tjerë të Tiranës ishin: Hidi, Sina, Ahmataj, Pisha, E. Bulku, Hajdari, Muka dhe Patushi. Kanë qenë lojtarë në kulmin e formës, por Rraklli pranonte më vonë se kishin qenë edhe me fat. Por edhe në Ligën e Europës është sërish Tirana, ajo që ka kaluar një tur më së fundmi. Pikërisht vitin e kaluar me ekipin Grevenmaker të Luksemburgut. Por një rival modest dhe kjo ishte normale. Dekadën e fundit, edhe nëse është kaluar nga një tur, ekipet përballë kanë qenë modeste. Këtë vit pritet diçka vetëm nga Skënderbeu, gjithmonë nëse do të ketë pak fat në short, por edhe nëse mbahet grupi aktual, madje të përforcohet.
HISTORIA
Ndeshje më shumë ndërkombëtare nga skuadrat shqiptare ka Tirana, por historia e futbollit shqiptar ka rezervuar edhe përballje historike. Flamurtari është ndeshur me Barcelonën, Partizanin e Beogradit, Goteborgun dhe Olimpiakosin; Tirana me Ajaksin, Bajernin e Mynihut apo Goteborgun; Partizani me Benfikën, Sëlltikun, Austrinë e Vjenës, Fejnord dhe Fenerbaçe; Vllaznia me Austrinë e Vjenës, AEK, Gallatasaraj dhe Napolin; Dinamo me Ajaksin, Sportingun e Lisbonës, Beshiktash, Dinamo e Bukureshtit, Olimpik Marsejë, etj. Ajo që bie në sy është se përballja me ekipet e mëdha pas viteve 2000 nuk ekziston, kjo edhe falë formulës së UEFA-s për kompeticione, por edhe për paaftësi të ekipeve shqiptare për të ecur më tej.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)