Novara ngjitet ne Seria B, Ujkani: Dua te qendroj edhe nje sezon
Portieri Sajmir Ujkani eshte kthyer te qender te merkatos, nje jave para se te mbyllet sezoni i Seria C, ne Itali. Ne vigjilje te ndeshjes se fundit te kampionatit te Seria C, skuadra e Novares ka sqaruar se portieri i saj, Sajmir Ujkani do te qendroje edhe per nje edicion tjeter ne radhet e tyre. Ujkani, gjithashtu portier i ekipin tone kombetar, ka shprehur deshiren e tij te madhe per te qendruar te e njejta skuader ku luajti nje sezon te tere dhe e ndihmoi qe te ngjitej ne Seria B, pas nje periudhe te gjate. Novares iu deshen plot 33 vjet qe te rikthehej ne Seria B. Ujkani ishte huazuar nga Palermo ne Seria C me Novaren, ne fillim te sezonit dhe drejtuesit kane shprehur deshiren e tyre, qe portieri shqiptar te qendroje edhe per edicionin tjeter. Ne te njejten kohe eshte diskutuar nje rikthim i mundshem i tij te Palermo, me te cilen ka lidhur nje kontrate. "Duhet te vendosin dy klubet, Palermo dhe Novara. Per mua nuk ka asnje dyshim se kam deshire te qendroj edhe nje sezon tjeter te Novara, sepse eksperienca e ketij sezoni dhe atmosfera e krijuar, kane qene fantastike per mua. Pas ngjitjes se skuadres se Novares ne Seria B, ambiciet per ekipin do te jene edhe me te larta, ndaj edhe pres i qete vendimin e klubeve", - theksoi portieri Ujkani. Portieri kuqezi, i cili pritet te zere vendin e titullarit, duke qene se portieri i pare Arjan Beqaj eshte ne perfundim te karrieres se tij, do te kete mundesi per te qene ne qender te vemendjes, edhe nese qendron te Novara.