Skënderbeu “meteor”, 30 minuta ishte mrekullia korçare
TIRANE-Skënderbeu luajti në “Qemal Stafa” ndeshjen e kthimit të turit të tretë të Ligës së Kampioneve ndaj Shakhter Karagandy, duke fituar me rezultatin 3-2. Tre gola për 30 minuta ka shënuar skuadra kuqebardhë në portën e kazakëve, por vetëm kaq ka zgjatur mrekullia, e cila zgjoi ëndrrat e tifozëve shqiptarë ngado, që paramenduan një kualifikim historik të kampionëve të Shqipërisë në fazën e “play-off”-it të Ligës së Kampionëve. U duk se përmbysja e konsideruar e pamundur, pas disavantazhit 3-0 në ndeshjen e parë, do të bëhej realitet në “Qemal Stafa”, por gjithcka ka rezultuar një “vegim” vere. Shakhteri ka arritur të dalë nga tronditja e madhe që mori nga pësimi i tre golave në 30 minutat e para të ndeshjes, me autorë Tomic në minutën e 9-të, i asistuar nga Orelesi, dhe dopieta e kapitenit Bledi Shkëmbi nga pika e bardhë e penalltisë, në minutat e 20-të dhe 29-të, ndërkohë që ka ringjallur besimin e shpresat në fundin e pjesës së parë me golin e shënuar në portën e Shehit. Kjo do të thoshte se skuadrës së Josës i duheshin edhe dy gola të tjerë për kualifikimin, gjë e cila nuk ka dalë në dritë në pjesën e dytë.
SKENDERBEU-SHAKHTER 3-2
Golat: Tomic 9′, Shkembi 20′ (pen), 29′ (pen) / Khizhnichenko 38′, Bayzhanov 67′
Skënderbeu: Shehi, Arapi, Ademir (Fagu 85′), Radaš, Gvozdenoviæ, Orelesi, Tomiæ (Abazi 61′), Lilaj, Shkembi, Pejiæ, Morina (Ejupi 64′). Trajner: Mirel Josa
Shakhter: Mokin, Vasiljeviæ, Poryvaev (Tarasov 61′), Džidiæ, Maliy (Bayzhanov 46′), Simèeviæ, Vièius, Ghazaryan, Cañas, Finonchenko, Khizhnichenko (Zenkovich 72′). Trajner: Viktor Kumykov
Gjyqtarë: I. Kružliak, M. Balko, T. Somolani (Sllovaki)
Kartonë të verdhë: Tomiæ 59′ / Vasiljeviæ 20′, Maliy 28′, Džidiæ 45+2′
Karton i kuq: Pejiæ 54′
Korcarët, ashtu si në tërë pjesën e parë, kanë dominuar lojën dhe kanë qenë mjaft aktivë nga krahët, ndërsa sulmi i përbërë nga dyshja Pejic-Morina ka sjellë pështjellim të madh në prapavijën kazake. Një muzikë e tillë është parë deri në momentin kur Pero Pejic do të ndëshkohej me karton të kuq në minutën e 54-t, pastaj peshorja ka ndryshuar anim. Shakhtari ka nxituar ta shfrytëzojë këtë moment, superioritetin numerik në fushë, për të shënuar edhe golin e dytë dhe shuar përfundimisht shpresat e korcarëve për të ecur më tej në këtë kompeticion madhor europian për klube. Nëse Khizhnichenko (38′) do të jepte shenjat e para të daljes nga “letargjia” të kazakëve, që e kanë patur pisk me vapën e kryeqytetit shqiptar, Bayzhanov (67′) ka qartësuar gjithcka në këtë sfidë. Ka ngushtuar rezultatin në shifrat 3-2, cka mbeti e pandryshuar deri në vërshëllimën e fundit të kryesorit sllovak, duke u dhënë të tijve turin vijues të Ligës së Kampioneve. Skënderbeu, që arriti të kualifikohej në turin paraardhës ndaj Neftci Baku, nuk u thonë lamtumirë Kupave të Europës për këtë edicion, sepse transferohen të marrin pjesë në Ligën e Europës, aty ku po mrekullon me paraqitjet e tij deri më tani një tjetër ekip shqiptar, Kukësi, që përfaqësohet në turin e tretë. Për këtë fazë UEFA do të hedhë shortin ditën e premten në Nion të Zvicrës. Në rastin më të mirë, korçarët mund të kalonin në fazën “play-off” të Ligës së Kampioneve, në rastin ngushëlluyes, sikurse ndodhi, Skënderbeu luan edhe dy takime ndërkombëtare pas këtij të sotmit, por me shpresën se mund të përballet me një kundërshtar të lehtë në Ligën e Europës dhe, nëse arrin të kualifikohet, atëherë shkon direkt në fazën në grupe të këtij kompeticioni. Kjo do të ishte një arritje historike për një klub shqiptar, pasi më parë asnjë nuk është përfaqësuar deri në grupe. Ndërkohë, nga kalimi i turit të dytë dhe bonuset prej fitimit të kampionatit, por jo vetëm, Skënderbeu ka të ardhura deri më tani 957 milionë lekë të vjetër.
(d.b/PanoramaSport/BalkanWeb)