Kriza në Greqi, çmimet në rritje. Të varfrit nuk kanë të hanë
Sipas të dhënave zyrtare në Greqi, për muajin e pestë radhazi inflacioni regjistron një rënie, por çmimet e produkteve ushqimore janë në rritje. Autoriteti Statistikor Grek njofton se inflacioni korrik ra 0.7% në krahasim me një vit më parë, ndërsa çmimet u rritën.
Kështu kanë pësuar rritje çmimet e mallrave te shportës me 0.8% për shkak të rritjes së çmimeve të fruta-perimeve me 6.1% dhe të mishit, çmimet e pijeve alkoolike dhe cigareve u rritën me 2.6% për shkak të rritjes së çmimit të duhanit me 3.5%, çmimet për strehimin u rritën me 6.7% për shkak të çmimit të naftës me 25.1% dhe rritjes së tarifave të energjisë elektrike për ngrohje me 12.3%,
Ndërkohë ka patur rënie çmimesh në kategori të tjera, si në mallrat e konsumit të qëndrueshëm me 5.1%, për shkak se njerëzit nuk blejnë mobilje të reja dhe pajisje shtëpiake etj, në shëndetësi me 3.5% për shkak të uljes së çmimeve të barnave, të shërbimeve dhe ndihmës mjekësore, në komunikimet me 4.3% për shkak të reduktimit të shërbimeve telefonike, në arsim me 4% për shkak të reduktimit të shkollimit në shkollat private, të trajnimeve profesionale si dhe studimeve pasuniversitare, në aktivitetet zbavitëse e kulturore me 3%, në hotelet, bar-kafetë dhe restorantet me 1.5%.
“The Guardian”
Britanikja “The Guardian”, shkruan se “mijëra grekë do të vuajnë nga uria sepse mensat në verë do të mbyllen”. Sipas gazetës, mijëra familje greke do të mbeten të uritur, pasi institucionet që mbulojnë nevojat e tyre themelore, janë mbyllur në stinën e verës.
Mësohet se Kisha Ortodokse greke ushqen rreth 55 000 njerëz në ditë dhe komunat shërbejnë 7000 vakte të tjera të përditshme në kuzhinat e supës në Athinë. Kjo, në kohën që UNICEF vlerëson se rreth 600 000 fëmijë në Greqi janë duke jetuar nën vijën e varfërisë, dhe nuk arrijnë të plotësojnë as nevojat minimale ditore ushqyese.
Në zonat më të varfra, deri në 90% e familjeve varen nga “kuzhinat e supës” dhe “bankat e ushqimit”, thotë "Guardian".
(Balkanweb)