E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skenderbeut, tani i rrezikohet objektivi

Skenderbeu pas humbjes humbjes se fundit me Aden, ne Velipoje, do te zhvilloje nje analize, per te nxjerre pergjegjesite, para ndeshjeve te mbetura, me qellim qe te realizohet objektivi. Ekipi qe drejtohet nga Indrit Fortuzi i ka lene vendin e pare Lacit. Pavaresisht humbjes, korcaret do te kerkojne te rikthehen ne krye dhe sipas Fortuzit, sigurimi i Kategorise se pare nuk duhet vene ne pikepyetje. Ne ndeshjet e Kategorise se Pare, gara sa vjen dhe po behet me interesante.

Trajneri Ranieri mori te drejten, per konfliktin e ndodhur me Trezegene

Juventusi shuan mosmarreveshjet, Milani rikthehet bindshem

Juventus, pas eliminimit nga "Champions", dhe problemeve me mjaft lojtare te demtuar, eshte rikthyer tek fitorja, duke lene pas edhe polemikat mes sulmuesit, Devid Trezege dhe trajnerit Klaudio Ranieri. Ndaj Bolonjes, bardhezinjte shperthyen, duke zhvilluar nje pjese te dyte, te jashtezakonshme. Xhovinko ishte me i miri ne fushe. Nje dite pas fitores, 4-1 ndaj Bolonjes, Ranieri merr perseri besimin e drejtuesve te klubit te tij. Beteja mes trajnerit dhe sulmuesit francez Trezege, qe shpertheu pas eliminimit nga "Champions" mori fund, kur trajneri Ranieri, orientoi ekipin e tij drejt nje fitoreje te madhe ne kampionat. "Pas eliminimit nga Liga e Kampioneve ka pasur disa probleme dhe pakenaqesi. Episodi i Trezegese, mund te jete rezultati i pergjithshem i problemeve", - theksoi nje prej drejtuesve kryesore te Juves, Blank. "Por Juventus ecen ne baze te rregullave dhe Ranieri ka bere qe ato te perputhen plotesisht ne skuader". Ranieri eshte kthyer me nje fitore te rendesishme ne kampionatin italian. "Ishte nje goditje e forte, pas eliminimit ne Evrope dhe problemeve, por reagimi erdhi shpejt dhe gjithcka perfundoi aty. Trajneri nuk ka pse te rifitoje besimin tim. Besimi im ka qene gjithmone dhe gjithmone do te jete per te". Gjithashtu, ne lidhje me kete ngjarje eshte shprehur edhe sulmuesi Salihamixhic. Ai shprehet pas fitores se fundit ne lidhje me mosmarreveshjet brenda grupit juventin, se jane normale. "Nese une kam dicka per te thene per trajnerin, ia them atij drejtperdrejt. Ajo eshte nje ceshtje mes trajnerit dhe sulmuesit dhe duhet te kuptojme qendrimet e te dyve. Une jam tek Juventusi, per nje te ardhme me te mire. Interi ndodhet ne krye, por ne presim qe te gaboje, sepse tani Juventus eshte perqendruar totalisht ne ndeshjet e kampionatit".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›