E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kupa, ekipet syte nga FSHF

Dinamo dhe Partizani jane aktualisht ne ankthin e vendimeve te radhes, ne FSHF. E ardhmja e ketij sezoni do ta varet per disa ekipe, nga verdiktet e FSHF-se, qe do te jepen te merkuren. Sic dihet jane aktivizuar disa lojtare me dy ekipe te ndryshme, ne kupe. Dianamo siguroi nje bilete per ne turin gjysmefinal te Kupes se Shqiperise, por aktivizoi ne fushe nje lojtar qe kishte luajtur me pare edhe me Partizanin. Elis Bakaj ishte aktivizuar ne ndeshjet e kaluara, cka sipas Vllaznise eshte shkelje rregullores. Madje, edhe te kuqte kane mundur te kalojne ne turin te Kupes se Shqiperise, por mund ta humbin kete privilegj, pasi ne formacionin e tyre jane aktivi8zuar Gjondeda dhe Bakalli. Te dy keta lojtare jane aktivizuar edhe me pare, ne ekipe te tjera, ne ndeshjet e Kupes se Shqiperise. Ne kampionat, Partizanit rrezikon renien dhe nuk do te pranoje nje eliminim, ashtu sikurse edhe Dinamo. Te dy klubet pretendojne se e kane siguruar kualifikimin me merite te plote dhe se per rregulloren nuk eshte pergjegjesi e tyre, pasi ajo eshte interpretuar pas perfundimit te dy ndeshjeve dhe jo para se te zhvilloheshin ato. Ne kete kontekst, pritet nje jave me debate, pasi Vllaznia dhe Flamurtari do te kerkojne me cdo kusht kualifikimin.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›