E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdani rikthehet me gol ndaj Lacios

Sulmuesi i kombetares sone, Erjon Bogdani eshte rikthyer bindshem ne Seria A, duke shenuar nje gol mjaft te rendesishem per Kievon, ndaj Lacios, ne "Olimpiko". Goli i Bogdanit eshte pesuar me dy te tjere, qe i shenoi Puliser, sulmuesi tjeter i Kievos. Ekipi i Bogdanit fitoi paster, 3-0, duke i shkaktuar nje humbje te thelle, Lacios. Vendimi i trajnerit, Di Karlo, per te aktivizuar titullar sulmuesin shqiptar ka ardhur me ne fund dhe besimi eshte shperblyer ne menyren me te mire te mundshme. Erjon Bogdani ne minuten e '27 gjeti rrugen e rrjetes, duke kaluar ne epersi Kievon qe nuk fitonte prej shume kohesh. Ky ishte goli i pare i Bogut, qe nuk aktivizohej edhe ai prej javesh, ne radhet e skuadres se tij. Per shume kohe Bogdani ka luajtur vetem pak minute dhe ishte optimist se do te rikthehej, per te gjetur golin. Ne ndeshjen e pare qe eshte aktivizuar, ai ka mundur te shenoje, duke udhehequr sulmin e Kievos. Ne prag te sfides me Hungarine, Bogdani eshte rikthyer bindshem, duke i dhene edhe me teper mundesi vetes, per te kerkuar serish nje vend titullari. Ne kater ndeshjet e fundit ai ka udhehequr sulmin kuqezi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›