Vllaznia, fitore me "arome" titulli
Nje jave me pare Vllaznia gaboi rende ne shtepi, me Bylisin, por rikuperoi ne Fier dhe kete jave kane gabuar rivalet e saj, Tirana dhe Dinamo. Mbrojtesi i kombetares sone, Elvin Beqiri, nje minute para perfundimit te ndeshjes shenoi golin e vetem ne Fier, duke i siguruar tre pike te cmuara Vllznise se Shkodres. Vllaznia e kerkoi golin deri ne fund dhe arriti te gjeje ate, cka i gazoi te pranishmit e shumte ne stadium. Nje fitore qe ka rikthyer besimin ne Shkoder. Ekipi i Dervish Haxhiosmanovic perfitoi edhe nga barazimi i Tiranes ne Ballsh, per t'u ngjitur, me pike te barabarta, perkrah bardhebluve. Kesisoj, "Deda" ka mundur te riktheje ekipin e tij dhe te fuse ne rrugen e duhur, drejt titullit, qe ishte edhe nje prej premtimve te tij. Trajneri i Vllaznise i siguroi Vllaznise kupen ne fund te edicionit te kaluar dhe do te kerkoje qe kete vit te sjelle titullin, te njejtin sukses qe ka arritur ne Shkoder, ai vete, tete vite me pare.
Dinamo
Seria e rezultateve pozitive eshte nderprere me ne fund, per blute. Dinamo eshte mundur 2-1, ne Vlore nga Flamurtari. Blute pavaresisht se jane kualifikuar ne turin tjeter te Kupes se Shqiperise, do te presin vendimin e disiplines dhe per kete arsye kane vuajtur jo pak anen psikologjike. Ekipi po kalonte nje moment te mire, ne te dy kompeticionet, gjate javeve te fundit. Keshtu, ndaj Flamurtarin ne ndeshjen e djeshme ata jane ndeshkuar shume shpejt dhe me tej Dinamo eshte perpjekur te marre ne dore kontrollin e lojes. Goli i Sabino Plakut, qe barazoi rezultatin, eshte pasuar vetem kater minuta me vone, me nje gol tjeter per vlonjatet, qe rikthehen keshtu tek fitorja e munguar. Gjithsesi, Dinamo deri ne fund do te kerkoje te mbroje titullin kampion. Diferenca aktuale mund te rikuperohet ne ndeshjet direkte, ndaj edhe stafi drejtues.
Tirana
Ne Ballsh Tirana nuk shkoi me larg se nje barazim pa gola, 0-0. Bardheblute lane dy pike, por jane ne krye dhe kane siguruar nje bilete, per ne gjysmefinale te Kupes se Shqiperise. Tirana, pavaresisht barazimit te fundit, sipas trajnerit, Agustin Kola do te perpiqet te mbroje vendin e pare. "Ne ndeshjet e fundit cdo gabim kushton shtrenjte. Na duhej fitorja, por jemi ne krye dhe duhet te shohim nga ndeshjet e tjera. Perballe kishim nje kundershtar qe nuk kalohej lehte dhe e kishim te qarte kete," - theksoi Kola. Tirana sheh si faktor plus ndeshjen direkte ne fund te kampionatit me Vllaznise, te cilen do ta zhvilloje ne kryeqytet. Keshtu, per bardheblute e rendesishme do te jete qe te ruhet vendi i pare, ne perballjen direkte, e cila pritet te vendose per ekipin kampion te ketij edicioni.