Nafta, abuzimi 50 leke per liter

Nafta qe shitet ne Shqiperi pavaresisht se, vazhdon te kete cilesine me te dobet ne rajon, ka cmimin me te larte. Edhe pse javen qe shkoi cmimet e nafte ne tregjet nderkombetare shenuan serish nje ulje drastike, ne vendin tone java nisi pa asnje ndryshim. Nje liter nafte jo e cilesise se pare, ne kryeqytet kushton mbi 130 leke per liter, nderkohe qe bazuar ne kursin e kembimit te dollarit me lekun dhe nivelin i cmimit te naftes ne bursa, nje liter nafte nuk duhet te kushtoje me shume se, 80 leke. Vete tregtaret e ketij sektori e pranojne se, spekullohet me cmimin, por se, shkaku mbetet ende jetim. Importuesit shprehen se, pikat e pakices spekullojne me cmimin, ndersa vete tregtaret e pakices fajesojne importuesit qe nuk po i ndryshojne cmimet. Pavaresisht replikave dhe deklaratave, konsumatoret paguajne te pakten 40 leke me shume per liter, vetem si rezultat i spekulimit me cmimin. Qe ky treg ne vendin tone ofron cmime spekulative, kjo tashme eshte pranuar nga kryeministri Sali Berisha, Ministria e Financave, Banka e Shqiperise, Autoriteti i Konkurrences etj. Deri kur kane arritur ne kete konkluzion ekspertet ne keto institucione i kane bere mire llogarite dhe del se, vetem per shkak te spekulimit me cmimet, grosistet e naftes kane rritur fitimet kete vit me 40 per qind. Prandaj jane edhe ne krye te listes te bizneseve qe kohet e fundit kane fitimet me larta se ne te gjitha linjat e tjera te tregut, duke perfshire edhe ndertuesit. Por deri kur konsumatoret e shqiptare te gazoileve, do te paguajne fatura qe nuk i meritojne...? Kete pergjigje nuk mund ta jape asnje nga institucionet dhe shoqatat e konsumatoreve qe ne menyre indirekte mund te ushtrojne presion ne uljen e cmimeve. Ashtu si edhe shume artikuj te tjere konsumi me rendesi, strategjike per buxhetet familjare edhe tregtia e naftes eshte liberalizuar. Shteti nuk mund te kontrolloje cmimet. Por ama ka mjaft metoda te tjera indirekte, nepermjet tatimeve, doganave, licencave dhe kontrollove te cilesise per te mbajtur ne kontroll tregun dhe per te frenuar harbimin e spekulimeve me cmimet dhe me cilesine.
BSH: Cmimi i naftes ka varferuar familjet
Banka Qendrore ka konstatuar se, rritja e cmimeve te naftes ka pasur nje ndikim mjaft te drejtperdrejte ne buxhetin familjar, nepermjet rritjes se kostos se transportit. Sipas te njejtit burim, kjo ka cuar ne uljen e shpenzimeve per produktet e tjera, pavaresisht se eshte vene re nje ulje e perdorimit te mjeteve te transportit. Matjet statistikore tregojne se 30 per qind e konsumatoreve shqiptare kane modifikuar sjelljen e tyre, duke ulur kerkesen per produkte te tjera ne treg, nderkohe qe 43 per qind kane reduktuar perdorimin e automjeteve. Nga ana tjeter strukturat shteterore ende nuk kane shpallur nje skeme per te kontrolluar normat e pamerituara te fitimit nga kompanite private. Ekspertet e ekonomise e shpjegojne kete reagim te tregut shqiptar me situaten oligopol, ku linjat e importit dhe tregtimit te naftes jane mjaft te perfolura per marreveshje te tilla. Ne pamundesi te per te ndikuar ne uljen e cmimeve Ministria e Financave ka rritur taksimin mbi tregtine naftes.