Skenografia e X-Factor drejt perfundimit

Skenografia e X-Factor është drejt përfundimit, për të filluar rrugëtimin në teatrin e tv klan, po montohet ndriçimi, teknologji e fundit moderne nga Kina.
Shkëlqim, ngjyra dhe teknologji. Është ky trinomi që po bëhet çdo ditë realitet në teatrin e televizionit klan, i vetmi i llojit të tij në Shqipëri. E pikërisht pas çdo minute që kalon – në këta 2 muajt e fundit, merr gjithnjë e më shumë formë skenografia gjigande e X-Factor, superproduksioni më i ri në ekranin e televizionit Klan.
Por e veçanta kësaj radhe, është teknologjia e ndriçimit. E pra skenografia e këtij superspektakli vjen nën firmën e Gaetano Casteli – skenografi më i njohur sot në Europë e ku suksesi më i fundit i tij ishte festivali i sivjetshëm i San Remos. Ndërsa fotografia do të jetë nga një tjetër italian i mirënjohur Marcello Jazzeti, nën firmën e të cilit ka qënë edhe fotografia e spektaklit x-factor italia në platformën sky.
Teksa teatri i televizionit Klan po merr formën për spektalin X-Factor, nën firmën e këtyre dy italianevë të famshëm, skenografia dhe fotografia, tashmë për t’i shtuar ngjyrat këtij superproduksioni vjen një sistem ndriçimi që realizohet për herë të parë jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë Ballkanin. Në teatrin e Televizionit Klan kanë zbarkuar një grup i madh inxhinierësh dhe teknikësh kinezë, që së bashku me ekipin e Olsi Tufës po jetësojnë këtë risi teknologjike, sekretet e së cilës do të keni mundësi t’i shijoni shumë shpejt.
Dimensione, hapësirë dhe show. Është ky një trinom që do të përcillet në ekranin e shqiptarëve nëpërmjet teknologjisë HD, si një tjetër sukses i paralajmëruar i televizionit Klan.