E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skizofrenia dhe epilepsia, me te perhapura

Semundjet mendore po behen gjithnje e me problematike per shoqerine, pasi numri i pacienteve qe vuajne nga keto semundje eshte shume i larte. Keshtu, te dhenat e Institutit te Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor japin shifra alarmante sidomos per ata qe vuajne nga skizofrenia, pasi per 6-mujorin e pare te ketij viti jane dhene mbi 20 mije receta. "Skizofrenia eshte forma me e rende e semundjeve mendore dhe mendojme se numri i te semureve eshte akoma i larte",- pohojne mjeket psikiater, duke shtuar se nga skizofrenia vuajne rreth 1 per qind e popullsise. Ndersa nga problemet mendore, si stresi dhe depresioni, po sipas raporteve mjekesore vuajne rreth 25 per qind e popullsise. "Duhet te theksojme se semundjet mendore jane nje problem i madh per shoqerine dhe jeten sociale dhe per fat te keq, keto semundje po gjejne gjithnje e me shume terren pasi numri i pacienteve eshte ne rritje", pohojne mjeket psikiater, duke shtuar se diagnostikimi dhe trajtimi i ketyre semundjeve ne fazat e para eshte shume i rendesishem. Nderkohe raporti i ISKSH-se tregon se edhe epilepsia eshte shume e perhapur, pasi per 6-mujorin e pare te vitit 2008 jane dhene mbi 29 mije receta. Sipas mjekeve, keto semundje jane kronike dhe kerkojne te mjekohen ne menyre sistematike.

Psikologet, ne numer te vogel

Numri i vogel i specialisteve te fushes si dhe psikologeve apo qendrave sociale mbetet problem ne fushen e neurologjise, pasi keto persona mund te kapin semundjen qe ne stadet e para, pa sjelle komplikacione. Por nga ana tjeter sipas eshte e rendesishme qe mjeket se bashku te diskutojne per menyrat e trajtimit te semundjes, kriteret diagnostike, informimin e mjekeve dhe te publikut.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›