Skoci/ 3 shqiptarë hidhen nga pallati, iu refuzohet azili
Tre shqiptarë nga Kosova dyshohet se kanë vdekur në Skoci, pasi janë hedhur nga pallati për shkak të refuzimit të kërkesës për azil.
Lajmi është publikuar nga gazeta "The Guardian" në edicionin e saj online, duke theksuar se viktimat janë dy meshkuj dhe një femër. Sipas gazetës, ata ishin lidhur me njëri-tjetrin, duke u hedhur së bashku nga kati i 15-të i një ndërtese në qytetin e Gllasgout mbrëmjen e së shtunës.
Trupat e viktimave janë gjetur mëngjesin e së dielës në një kompleks ndërtesash. Ende nuk dihet identiteti i viktimave, dhe lajmi nuk është publikuar zyrtarisht nga autoritetet. Megjithatë, "The Guardian" citon një dëshmitare, e cila jetonte në një banesë përballë viktimave.
Sipas saj, "pasi kam hapur perdet e dritareve, pashë trupat e tyre të shtrirë në tokë". "Menjëherë i telefonova policisë", vijon ajo. Dyshohet se tre personat kanë bërë një pak së bashku për të kryer një vrasje kolektive. Pa dyshim këto janë ngjarje tejet të rënda që ndodhin në radhët e emigrantëve shqiptarë.