Skoci, Partia Kombëtare Skoceze fiton shumicën në parlament

Partia Kombëtare Skoceze ka fituar shumicën e vendeve në parlamentin e ardhshëm të Skocisë, duke i hapur rrugën, mbajtjes së referendumit për shkëputjen nga Britania e Madhe.
Partia në fjalë ka në plan organizimin e referendumit për shkëputje në një afat pesë vjeçar. Ndarja nuk është kaq e lehtë nga pikëpamja ekonomike duke pasur parasysh ndarjen e të ardhurave nga nafta dhe gazi i nxjerrë në Detin e Veriut, që lag brigjet skoceze. Po kështu një numër i konsiderueshëm i kompanive më të mëdha britanike e kanë qendrën në Skoci.
Pas rezultatit të zgjedhjeve në Skoci, kryeministri britanik Dejvid Kamerun ka deklaruar se “nëse skocezët do të duan të mbajnë referendum , ai do të bëjë fushatë me të gjitha fuqitë e tij për ta mbajtur të bashkuar Britaninë e Madhe”.
Për herë të parë, Partia Nacionaliste e Skocisë do të formojë një qeveri e vetme, pas një fitoreje mahnitëse në zgjedhje. Partia Nacionaliste ka fituar 65 deputetë nga 129 që ka parlamenti, ndërkohë që disa rezultate nuk janë shpallur ende. Partia Nacionaliste Skoceze ka tashmë votat e mjaftueshme për të mbajtur një referendum për pavarësinë.
Lideri i Partisë Nacionaliste të Skocisë, Alex Salmond, partia e të cilit formoi një qeveri me koalicion pas zgjedhjeve të vitit 2007, e përshkroi fitoren e zgjedhjeve si “historike”. Kryeministri i Britanisë së Madhe, David Kameron uroi liderin e Partisë Nacionaliste për fitoren e thellë.