Ancelotti mohon kalimin te Roma

Trajneri i Chelseat, Carlo Ancelotti, ka këmbëngulur se ai nuk do ta drejtojë Romën sezonin e ardhshëm, pas spekulimeve se ai po zhvillon negociata me drejtuesit e klubit nga kryeqyteti.
“Unë kam edhe një vit kontratë me Chelsean dhe jam i kënaqur në Londër. Unë e kam shprehur shumë herë dëshirën time për ta drejtuar një ditë Romën. Kjo gjithmonë ka qenë dëshira ime. Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë se këtë do ta bëj nesër”, ka thënë Ancelotti për The Sun.
Mendohet se Ancelotti ka qenë në Romë ditë më parë për të festuar ditëlindjen e ish-bashkëshortes së tij, ndërsa është në përgatitje për sfidën më të rëndësishme të sezonit, ku me një fitore italiani do ta siguronte titullin në Premier Ligë, për të dytën herë radhazi.