Skoci, pritet lirimi i libianit që hodhi bombën në Lorckerbie
Një ish-agjent libian i dënuar në vitin 1988 për bombën në Lockerbie pritet të lirohet javën e ardhshme nga burgu.
Abdel-baset Ali al-Megrahi, që vuan nga kanceri në prostatë u dënua me burgim të përjetshëm për hedhjen në erë të avionit të kompanisë "Pan Am" që po udhëtonte nga Londra drejt Nju Jorkut, dhe që u rrëzua në qytetin skocez Lockerbie, duke vrarë 270 persona, nga këta 189 ishin amerikanë dhe 11 banorë në tokë. Po bëhet gjithnjë më e qartë javët e fundit se personi që vendosi bombën në avionin që shpërtheu mbi Lockerbie do të largohej nga burgu Greenok për t'u kthyer në Libi.
Fillimisht dukej se do të kthehej sipas një marrëveshjeje për transferimin e të burgosurve të ratifikuar më heret këtë vit, por pastaj avokatët e tij bënë kërkesën e dytë që ai të lirohet mbi bazë njerëzore. Ndonëse 57-vjecari Ali al Megrahi vuan nga një kancer i pashërueshëm, vendimi do të nxisë reagime të fuqishme, veçanërisht tek të afërmit amerikanë të viktimave në këtë incident. Megrahi është dënuar me burgim të përjetshëm për vdekjen e 270 personave nga një gjykatë speciale në Hollandë përpara tetë vjetesh. Libia ka pranuar përgjegjësinë për këtë atentat dhe ka rënë dakord për pagesën e një shifre 2.7 miliardë dollarëshe, për kompensimin e familjarëve të viktimave, lëvize kjo që ndikoi në uljen e sanksioneve dhe restaurimin e marrëdhënieve të Libisë me vendet perëndimore.