Fishta: Duhet siguracion jete për punonjësit e rendit

Sadetin Fishta, kreu i Sindikatës së Punonjësve të Policisë, i ftuar në "Ora News", tha se është nevojë urgjente për punonjësit e Policisë së Shtetit që të kenë siguracion jete. Gjithashtu, Fishta tha se Sindikata kërkon edhe rritjen e pagës për vjetërsinë e punës. Lidhur me masakrën e Durrësiy, ku u vranë 4 efektivë policie, Fishta tha se kjo ngjarje nxorri në pah nevojën e pajisjes më bazë materale më të sofistikuar për policinë gjatë një operacioni policie. Sipas Fishtës, vështirësitë më të madhe me të cilën përballet policia sot është vështirësia sociale ekonomike. "Policia kalon një periudhë të vështirë ekonomike. Janë problem pagat, shpërblimet, pagesa për orët e punës jashtë", tha ai.
Bashkëpunimi i sindikatës më Policinë e Shtetit, sipas Fishtës, është në frymën e partineriteti dhe është shumë pozitiv. "Së fundi në frymën e mirëkuptimit me Policinë e Shtetit është realizuar kontrata kolektive", shpjegoi ai.